Koalicioni “E zeza në të bardhën”: Kemi vendosur për një lëvizje që nuk është aspak e lehtë

Lajme

Koalicioni “E zeza në të bardhën”: Kemi vendosur për një lëvizje që nuk është aspak e lehtë

Më: 17 janar 2022 Në ora: 13:00
Koalicioni “E zeza në të bardhën”

Po zhvillohet një konferencë për shtyp e Koalicionit “E zeza në të bardhën”, e cila ka për qëllim prezantimin e një plani për zgjidhjen e krizës politike aktuale në Mal të Zi.

Kryetari i Asociacionit të Qytetarëve të CIVIS-it, Srdjan Paviçeviq, tha se më 30 gusht kanë arritur ta ç’montojnë sistemin e partitokracisë dhe se ky është ndryshimi i parë i pushtetit në zgjedhjet e rregullta.

“Euforia në atë kohë ishte e tillë që as ne nuk mund t’i rezistonim. E dinim se po përballeshim me një periudhë të vështirë, me një periudhë të vërtetë tranzicioni,” tha Pavicevic.

Sipas tij, qeveria që e quajtën e ekspertëve, nuk i ka arritur pritshmëritë dhe u shpreh se koalicioni “E zeza në të bardhën” nuk mund t’i japë dritën jeshile një amulli të tillë.

Pas më shumë se 13 muaj që nga zgjedhjet, ai u shpreh se mund të thuhet që cilësia e tranzicionit është në nivel të ulët, shkruan RTCG.

“Ne kemi vendosur për një lëvizje që nuk është aspak e lehtë,” tha Pavicevic, duke thënë se situata është e keqe në parlament, në qeveri, por edhe në gjyqësor.

Kur bëhet fjalë për Kuvendin e Malit të Zi, Paviçeviç tha se është shumë konfuz.

“Ai parlament mbështet pushtetin ekzekutiv në rangun prej një deri në 15 deputetë. Kjo është një tezë e papranueshme për demokracinë moderne dhe ne nuk mund të vazhdojmë të funksionojmë. Qeveria funksionon më vete, ka qëndrime që i zbaton vetë,” tha Paviçeviç, duke shtuar se duhet kërkuar një plan për të dalë nga e gjithë kjo situatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat