Mulliqi: Cilët janë heronjtë e vërtetë!?

Lajme

Mulliqi: Cilët janë heronjtë e vërtetë!?

Nga: A.M. Më: 8 janar 2022 Në ora: 10:11
Skënder Mulliqi

Analisti Skënder Mulliqi në një postimi në Facebook shkroi se cilët janë sot heronjtë e vërtetë.

Fillimisht, ai u shpreh se historikisht i kemi heronjtë që na shërbejnë si simbole dhe ikona, mirëpo që nuk është njejtë si ata që proklamohen dhe ata që i zgjedh populli.

“Po cilët janë heronjët e pa proklamuar? A janë shtetarët apo aktivistat? A janë shkencëtarët, hulumtuesit dhe intelektualët…?Pa dyshim se heronj tanë qe dy apo më shumë vite se kur është paraqitur pandemia globale janë personeli mjekësor. Ata e luftuan mikrobin e shekullit”, deklaroi Mulliqi, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Kush janë sot heronjtë? Natyrisht ata janë njerëz nga gjaku dhe mishi, po edhe njerëz që ne si shoqëri i kemi proklamuar simbole. Natyrisht se i kemi historikisht heronjtë që na shërbejnë si simbole dhe ikona. Nuk na duhen ata të cilëve ju ka pastruar biografia. Pse nuk është e njëjtë kush na proklamohet si hero, dhe ata të cilët i zgjedh populli si hero? Heronjtë reflektojnë shoqërinë e një shteti, jetën publike dhe mitologjinë. Kemi pasur gjithmonë heronj të luftës dhe heronj të paqes. dhe të dyja palët janë vlerë kombëtare. Ata duhet të ruhen dhe kultivohen si të tillë gjithmonë nga brezat.

Po cilët janë heronjët e pa proklamuar? A janë shtetarët apo aktivistat? A janë shkencëtarët, hulumtuesit dhe intelektualët…?Pa dyshim se heronj tanë qe dy apo më shumë vite se kur është paraqitur pandemia globale janë personeli mjekësor. Ata e luftuan mikrobin e shekullit.

Mund të quhen heronjë edhe të gjithë ata të cilët angazhohen më zemër për shtet ndërtim dhe mirëqenie të qytetarëve. Kosovës nuk i duhen huliganët, nuk i duhen njerëzit e maskuar. Kosovës i duhen njerëzit pa maska. I duhen njerëzit që janë për paqe dhe prospritet. Pa heronjë të vjetër dhe të ri nuk ka ardhmëri, dhe nuk ka as lumturi …

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat