E turpshme: Punëtori urinon objektin ku do të vendosen rrobat e të vrarëve në Mejë

Lajme

E turpshme: Punëtori urinon objektin ku do të vendosen rrobat e të vrarëve në Mejë

Më: 7 janar 2022 Në ora: 22:35
Pamje nga Muzeu i Varrezave të Martirëve në Mejë

Një veprim shumë i turpshëm ka ndodhur pranë Muzeut të Varrezave të Martirëve në Mejë.

Një punëtor i kompanisë ndërtuese të muzeut ku do të vendosen rrobat e viktimave të masakrës së Mejës është incizuar duke urinuar objektin që ndodhet brenda hapësirës që quhet “Lëndina e pikëllimit”.

Ky veprim nga banorët e fshatit Meje po vlerësohet si përdhosje e varrezave.

Video njoftohet se është incizuar më 28 dhjetor të vitit 2021, derisa është publikuar së fundi.

Në po këtë objekt, do të vendosen së shpejti rrobat dhe gjësendet e martirëve të masakruar gjatë luftës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat