Vuçiq paralajmëron vendime të rënda edhe të rëndësishme për Serbinë

Lajme

Vuçiq paralajmëron vendime të rënda edhe të rëndësishme për Serbinë

Nga: F.B. Më: 6 janar 2022 Në ora: 09:20
Aleksandër Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka vazhduar të bart porosi lidhur me punën dhe veprimet që e presin vendin e tij, përmes rrjetit social Istangram, ku në baza ditore publikon takimet zyrtare.

Këtë radhë ai ka plasuar porosinë se “Vendin dhe popullin serb e presin vendime të rënda edhe me rëndësi”, por pa i deshifruar ato.

Portali serb “Kosovo-online” ka publikuar një foto, ku Vuçiq shihet duke kaluar çaste pushimi me kafshët shtëpiake, dy qenët e tij, foto kjo që shoqëron porosinë se “Vendime të rënda edhe të rëndësishme për vendin edhe popullin”, transmeton “Bota Sot”.

Ky konstatim mund të ndërlidhet me gjendjen aktuale në Serbi, ku me 16 janar është parashikuar referendumi për ndryshime kushtetuese atje, që po kundërshtohet ashpër nga opozita, e cila paralajmëron bojkot.

Por, analistët tjerë analizojnë se porosia lidhet edhe me zgjedhjet parlamentare e presidenciale, pastaj tërheqjen nga drejtimi i partisë, por edhe çështjen që vazhdimisht e cilëson të rëndë atë të marrëveshjes për normalizimin e raporteve me Kosovën.

Kjo nuk është hera e parë që presidenti i Serbisë paralajmëron periudha të vështira, takime me peshë edhe vendime me rëndësi edhe të vështira për Serbinë, ku zakonisht shfrytëzon rastin për të kërkuar edhe mbështetjen e opinionit.

“Pasojnë vendime të rënda edhe të rëndësishme për vendin dhe popullin tonë. Para tyre kam shfrytëzuar kohën e lirë për të u relaksuar me miqtë e veçantë sharki edhe Zado, dy qentë e mrekullueshëm që kam marr nga sheiku i Bahreinit Naser. Besnikëria, uniteti dhe vëllazëria na duhen më shumë se kurrë” ka shkruar Vuçiq, duke ilustruar me foto, momentin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat