Gjuriq i reagon Vlora Çitakut për tenistin Gjokoviç dhe thotë se është krenar me Dua Lipën

Lajme

Gjuriq i reagon Vlora Çitakut për tenistin Gjokoviç dhe thotë se është krenar me Dua Lipën

Nga: F.B Më: 5 janar 2022 Në ora: 09:20
Marko Gjuriq

Ambasadori i Serbisë në ShBA, Marko Gjuriq, është përgjigjur në “cicërimën” e Vlora Çitakut në “Twitter”, ku sipas “Novosti” ajo sulmon Novak Gjokoviç duke sugjeruar: Shikoni “kafshën” dhe kënaquni derisa interpreton simfoni, duke e quajtur postimin shembull të gjuhës së urrejtjes të motivuar etnikisht, transmeton “Bota Sot”.

Ai po përmes “Twitter” ka reaguar ndaj Vlora Çitakut e cila krahas lajmit se Novak Gjokoviç do të jetë pjesë e “Australian Open” ka shkruar: “Të gjitha kafshët janë të barabarta, vetëm disa janë më të barabarta se tjerat”.

Gjuriq ka thënë se Vlora Çitaku shprehet kështu për faktin se “Novak është serb nga Zveçani që rastësisht mendon ndryshe nga zonja Çitaku”.

“Kjo është gjuhë tipike johumane e Çitakut, për të cilën serbët do të ishin kafshë, por asnjëherë njerëz me dinjitet njerëzor, gjë që për çdo ditë e dëshmon pushteti në Prishtinë – turp”, shkroi Gjuriq.

Ai ka ftuar Çitakun që të përcjell duelet e tij: “Shikoni ‘kafshën” e cila është e ‘barabartë’ me ju dhe kënaquni me simfoninë e tij”.

Gjuriç ka nënvizuar se mund të lëmë anash komentet e imëta të urrejtjes, sepse ai personalisht është krenar me “bashkë-atdhetaren tonë të bukur Dua Lipa, edhe pse ajo ndoshta mendon ndryshe për çështjet politike”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat