Fjala “KEDS Energy”, ndër më të kërkuarat momentalisht në Facebook

Lajme

Fjala “KEDS Energy”, ndër më të kërkuarat momentalisht në Facebook

Më: 23 dhjetor 2021 Në ora: 23:54
Foto ilustrim

Fjala “KEDS Energy”, është njëra ndër fjalët më të kërkuara në Facebook për Kosovën në këto momente.

Kërkimi i kësaj fjale [KEDS] në rrjetin social Facebook, të dërgon tek faqja e Kompanisë Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike në Kosovë – KEDS.

Në momentin që fjalën “KEDS Energy” e shkruan tek rubrika “kërko” në Facebook, atëherë poshtë saj të shfaqet edhe shkrimi “popular now” apo “e popullarizuar për momentin”.

Këto vizita, në faqen e tyre zyrtare, KEDS po i merr si shkak i mungesës së energjisë elektrike në vend dhe kthimit të reduktimeve me energji elektrike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat