Sabit Rrahmani: Hashim Thaçi më thërriste tezak

Lajme

Sabit Rrahmani: Hashim Thaçi më thërriste tezak

Më: 20 dhjetor 2021 Në ora: 19:00
Sabit Rrahmani

Ish-deputeti i PDAK-së, Sabit Rrahmani ka thënë se ish-presidenti, Hashim Thaçi e thërriste tezak.

Përmes një shkrimi në Facebook, ku i ka bashkangjitur disa fotografi shprehet se në të gjitha takimet nga viti 1999 deri në 2008, Thaçi e thërriste atë tezak.

“Sa kemi qenë bashkë në politik, prej vitit 1999 deri në vitin 2008, po ju tregoj një fakt të vërtetë : Presidenti #Hashim Thaçi, kurrë nuk më ka thirr në emër, gjithmon më ka thënë #ooo_tezak, edhe në shoqëri, edhe në takime private më ka thirr #tezak : A E DINI PSE ?!!”, ka shkruar ai.

Ish- deputeti i parlamentit të Kosovës, Sabit Rrahmani ishte përfaqësues i komunitetit Ashkalinje në Kosovë.

Tani ai jeton jashtë vendit.

Rrahmani ishte ndjekur nga organet e drejtësisë kosovare dhe ishte dënuar për pesë muaj.

Në vitin 2006 madje ishte paraqitur edhe vetë në Gjykatë në Ferizaj për ta marrë vendimin për dënim me burg. Në kohën kur u dënua, mediat raportonin se ish-deputetit Rrahmani i përmendeshin më shumë se dhjetë padi, mirëpo dënimi me pesë muaj i ishte shqiptuar për tri të tilla të vitit 2001- 2002.

Akuzohej se disa personave iu ka premtuar se do t’i dërgojë në Suedi, Francë, Gjermani, ku vetëm nga këto tri mashtrime Sabiti ka fituar rreth 4.000 mijë euro, dhe të dëmtuarit nuk iu kanë siguruar vizat e premtuara e as u janë kthyer të hollat.

Por ai përveç akuzat me viza, përmes shoqatës “Zëri i popullit”, kishte marrë ushqim me vlerë 6 mijë eurosh, por borxhin nuk e kthehu asnjëherë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat