​Policia e Kosovës dhe Policia e San Antonio’s me marrëveshje në lufta kundër krimit të organizuar

Lajme

​Policia e Kosovës dhe Policia e San Antonio’s me marrëveshje në lufta kundër krimit të organizuar

Më: 16 dhjetor 2021 Në ora: 18:42
Foto nga vendi i ngjarjes

Drejtori i përgjithshëm i Policisë, Samedin Mehmeti, gjatë vizitës së tij zyrtare në Shtetet e Bashkuara, ka takuar Ëilliam McManus, shef i Departamentit të Policisë së San Antonio’s në Teksas.

Me të cilin ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi, ku përfshihet lufta kundër krimit të organizuar transnacional, shkëmbimi i praktikave më të mira në trajnime, hetimet penale, media, teknologjinë e avancuar dhe sfidat globale të zbatimit të ligjit.

Sipas njoftimit të Policisë, bashkë me bashkë me Mehmetin në SHBA po qëndron edhe stafi i tij, Atasheu i DOJ - ICITAP-it pranë Ambasadës së SHBA-ve në Prishtinë dhe këshilltarja vendore e policisë, janë takuar me z. Ëilliam McManus, Shefin e Departamentit të Policisë së San Antonio’s në Teksas.

Gjatë takimit u diskutuan tema të ndryshme me interes për zbatimin e ligjit, i cili u përmbyll me nënshkrimin e memorandumit të mirëkuptimit për bashkëpunim dhe bashkërendim ndërmjet dy institucioneve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat