Hedh ‘bombën’ Sheholli: Aleksandër Vuçiqi vetë i 100-ti në listën e zezë të SHBA-ve në janar

Lajme

Hedh ‘bombën’ Sheholli: Aleksandër Vuçiqi vetë i 100-ti në listën e zezë të SHBA-ve në janar

Nga: I. M. Më: 9 dhjetor 2021 Në ora: 21:07
Aleksandër Vuçiq dhe Vulin

Fatmir Sheholli e ka lëshuar një deklaratë bombë, duke e lexuar një informacion drejtpërdret në studio në tv7, sipas të cilit në muajin janar në listën e zezë do të jetë edhe presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq dhe vëllai i tij.

Sipas tij, në ndalesën që do të jenë në listën e zezë mbi 100 zyrtarë dhe biznesmen serb, atyre do t’ju ngrihet pasuria dhe të gjitha llogaritë.

Sheholli tha se ‘veriu është i Kosovës dhe ne jemi këtu’. Po ashtu sipas tij me listën e zezë të shpallur dje, tha ai, i është dërguar mesazh Vuçiqit, që të tregojë se nga don të shkojë me ‘perëndim apo me lindje’.

"Ministria e Drejtësisë në Amerikë në janar do të botojë një listë me emra të qytetarëve të Serbisë ndaj të cilëve do të ndërmerren sanksione politike, financiare dhe të drejtësisë. Dhe thotë, në bazë të rregullorës ekzekutive të administratës Biden 1433 dhe në pajtim me Ligjin Magnicki në listën e zezë do të jenë. Vëllezërit Vuçiq. Do të thotë, Aleksandër Vuçiq dhe Andreja Vuçiq. Ministri Sinisa Mali. Ish-kryeparlamentarja në Kuvendin e Serbisë e tash ministre e kulturës në Qeverinë e Serbisë, Maja Gojkoviç. Ish-nënkryetari i Qeverisë së Serbisë, Rasim Lajiç. Ministri i punëve të brendshme, Aleksandër Vulin. Zvonko dhe Goran Veselinoviq, Nenad Kovaq, Nikolla Petroviq, Zhelko Mitroviq, i cili është pronar i TV Pink. Si dhe shumë funskionarë të lartë të MPB-së së Serbisë dhe një pjesë e prokurorisë dhe gjykatësve. Përveç ndalesës që do u bëhet në SHBA, atyre do u ngrihet edhe pasuria dhe xhirollogaritë bankare me sanksione që do të jenë edhe 100 e më shumë të tjerë funksionarë shtetërorë të Serbisë të cilët janë të lidhur me krime ndërkombëtare, pengesë të drejtësisë, shkelje flagrante të të drejtave të njeriut, krijimin e monopolit në projektet e infrastrukturës dhe energjetikës si dhe disa çështje të tjera që kanë të bëjnë më financimin e Serbisë”, ka thënë ai.

Ai tha se burimi është ndërkombëtar dhe i vjen nga një shtet shumë i fuqishëm, dhe është informacion 100% i saktë.

Dje SHBA-të e shpallën një listë të zezë edhe për veriun e Kosovës, duke e quajtur “Krimi i organizuar ndërkombëtar me bazë në Kosovën Veriore: Zvonko Veselenoviqi dhe grupi i tij i krimit të organizuar”

Zvonko Veselinoviç (Veselinoviç), udhëheqësi i Grupit të Krimit të Organizuar, Zvonko Veselinoviç (OCG), është një nga figurat më famëkeqe të korruptuara të Kosovës. OCG e Veselinoviç është e angazhuar në një skemë ryshfeti në shkallë të gjerë me zyrtarë të sigurisë kosovare dhe serbe, të cilët lehtësojnë trafikimin e paligjshëm të grupit të mallrave, parave, narkotikëve dhe armëve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Veselinovic dhe grupi i tij u paditën për përfshirjen e tyre të dyshuar në vrasjen e liderit të partisë politike Oliver Ivanoviç në janar 2018. Veselinovic dhe anëtarët e tjerë të OCG, Milan Rajko Radojçiq (Radojcic), Zeljko Bojic (Bojic) dhe Marko Rosiç ( Rosic), të gjithë u përmendën në aktakuzë për vrasjen, secili duke shërbyer rolin e tij në atentatin për ndërmarrjen kriminale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat