Gjilas: Vulin vazhdon të shkel ligjin

Lajme

Gjilas: Vulin vazhdon të shkel ligjin

Nga: F.B Më: 1 dhjetor 2021 Në ora: 09:40
Dragan Gjilas

Kreu i Partisë së Lirisë dhe Drejtësisë (SSP) Dragan Gjilas, ka deklaruar sot se ministri i brendshëm Vulin po vazhdon nga dita në ditë të shkel ashpër ligjin, shkruan “Danas”, transmeton “Bota Sot”.

Gjilas ka komentuar deklaratën e fundit të Vulinit se policia do të reagojë në harmoni me kompetencat dhe forcën që ka “dhe se do të detyrohet të aplikojë forcën dhe dhunën”, por “policia bën çdo gjë që mos të vijë tek dhuna”, duke nënvizuar se askush nuk ka të drejtë të ftojë apo të kërcënojë me dhunë.

Gjilas shtoi se Vulin “shkon deri aty që të pranojë se policia po i ik dhunës, e jo të shfrytëzojë forcën ashtu që ligji në situata të caktuara e lejon”.

“Njeriu që ka urdhëruar tërheqjen e policisë nga ura në Shabac, ashtu që sulmuesit edhe rrahësit të bëjnë punën e vetë, do të përballen me 3 prill të vitit që vjen me akuza të rënda penale që do të nisin për shumë vepra të kryera”, tha kreu i SSP.

Më herët Vulin ka deklaruar rreth protestave se nuk kanë “lidhje” me ekologji e mjedis por në pyetje është “vazhdimi i luftës hibride” kundër Serbisë.

Sipas Vulin, Serbia është “në goditje të atyre që duan të nxisin krizë të thellë edhe jo stabilitet” dhe konflikte mes qytetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat