Ky është 20 vjeçari që u gjet i vdekur brenda shtëpisë së tij në Skenderaj

Lajme

Ky është 20 vjeçari që u gjet i vdekur brenda shtëpisë së tij në Skenderaj

Nga: N. Sh. Më: 22 nëntor 2021 Në ora: 14:21
20 vjeçari i vdekur

Një person është gjetur pa shenja jete mbrëmë rreth orës 21:00, në shtëpinë e tij.

Policia në raportin 24 orësh ka njoftuar se vdekja e viktimës është konstatuar nga mjeku.

Mësohet se viktima është një 20-vjeçar nga fshati Qirez i Skenderajt.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i tij është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ku do t’i bëhet autopsia.

“Skenderaj, 21.11.2021 – 21:00. Viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat