Incident në Novi Pazar – Një person tentoi të thyej e pllakën e Aqif Efendisë

Lajme

Incident në Novi Pazar – Një person tentoi të thyej e pllakën e Aqif Efendisë

Nga: F.B. Më: 21 nëntor 2021 Në ora: 08:48
Pllaka e Aqif Efendisë

Mediet serbe kanë njoftuar për incidentin e mbrëmshëm në Novi Pazar, ku një person i panjohur ka tentuar të dëmtojë dhe thyej pllakën e Aqif HAxhiahmetoviq (Aqif Efendia), e vendosur në zonën e këmbësorëve në qendër të Novi Pazarit, transmeton “Bota Sot”.

Ndonëse gazeta sikurse edhe në rastet e ngjashme për incidentet në zonat e banuara me boshnjakë apo shqiptarë, që referohet me kinse edhe me dyshime, edhe ky lajm është i ngjashëm, pasi thuhet kinse një person ka tentuar.

Sipas lajmeve ende të pakonfirmuara, ai disa herë me mjete të forta ka goditur në tabelën – pllakën e Aqif Efendisë, në çka kanë reaguar disa kalimtar rasti. Më pas ka pasur edhe konflikt verbal sikurse edhe konflikt fizik.Shumë shpejtë në vendin e ngjarjes janë paraqitur edhe policia.

Ende nuk ka konfirmime nëse policia ka ndaluar ndonjë person nga ky incident.

Si dihet pllaka e Aqif Haxhiahmetoviq, kryetarit të Novi Pazarit është vendosur në vitin 2012 në organizim të Këshillit Kombëtar Boshnjak.Përkundër paralajmërimeve edhe reagimeve nga organet shtetërore të Serbisë asnjëherë nuk është përpjek largimi i saj, shkruan “Novosti”.

Aqif Efendia në vitin 1945 është pushkatuar nga partizanët me arsyetimin se ka bashkëpunuar me okupatorin, ndërsa Këshilli Kombëtar Boshnjak ka nisur rehabilitimin e tij.

Image
Pllaka e Aqif Efendisë
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat