“Nuk kam fjetur tërë natën prej merakut”, komenti epik i qytetarit

Lajme

“Nuk kam fjetur tërë natën prej merakut”, komenti epik i qytetarit

Më: 14 nëntor 2021 Në ora: 10:49
Qytetari del në ora 8 për të votuar

Në 21 komuna të Kosovës është duke u mbajtur raundi i dytë i zgjedhjeve lokale.

Të gjitha qendrat e votimit janë hapur më kohë, kështu kanë njoftuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Të drejtën për të votuar e kanë shfrytëzuar dhe qytetarët në Prizren.

Një prej tyre pas votimit ka treguar se nuk ka fjetur tërë natën nga meraku për të votuar.

“Presim diçka më mirë, të ketë ndryshim, në qytetin tonë të Prizrenit dhe në qytetet e tjera ku ka balotazh. Me thënë të drejtën, s’kam fjetur tërë natën prej merakut për me ia dhënë votën më të mirit”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat