Analisti britanik: Prishtina duket e vendosur të imponojë autoritetin në veri

Lajme

Analisti britanik: Prishtina duket e vendosur të imponojë autoritetin në veri

Nga: F.B Më: 25 tetor 2021 Në ora: 12:15
Timoti Les

Mospajtimi i hapur me përfaqësuesit të lartë të BE-së Borel dhe euro-deputetes Von Kramon tregon ndarjen ideologjike brenda institucionit të BE-së  se si duhet vepruar me Kosovën dhe Ballkanin në kuptimin më të gjerë, aty ku politika e saj nuk ka sukses ka thënë analisti dhe hulumtuesi i Qendrës për gjeo-politikë Timoti Les, shkruan “Kosovo-online”, transmeton “Bota Sot”.

Lidhur me ngjarjet në Kosovë, Les tha se ato i sheh si “shtyrje nga shqiptarët e Kosovë në momentin e të vërtetës së pritshme moti”.

"Prishtina duket e vendosur të imponoj autoritetin e vetë në veri, nëse është e nevojshme me çdo mjet, në atë proces me vetëdije hidhet poshtë statusi i konfliktit të ngrirë dhe status quao nga 2008. Ndërsa lidhur me Borel e Kramon mospajtimi i tyre dëshmon ndarjen ideologjike brenda BE-së kur merren me Kosovën edhe Ballkanin”, tha ai.

Sipas tij Borel dhe një pjesë e Komisionit janë pjesë e taborit që nuk njohin veriun e Kosovë si regjion kontestues në shtetin kontestues dhe aksionet e Prishtinës kanë të bëjnë me sovranitetin që ka të drejtë të imponoj rend edhe ligj në atë pjesë.

“Ata e shohin çështjen se në regjion ku kryesisht jetojnë serbët, Serbia ka të drejtë në atë pjesë, ndara Kramon e tjerët për dallim mohojnë kontestin rreth veriut dhe e shohin si pjesë të Kosovës së pavarur e sovrane dhe veprimet i shohin si gjë të respektimit të ligjit. Ky kontest ideologjik brenda BE ishte i pavlerë përderisa konflikti ishte i ngrirë, por ai po bëhet i rëndësishëm me shkrirjen e tij dhe përdorimin e forcës nga Kosovës, edhe kërcënimin e Serbisë”, shprehet Les.

Nuk dihet cili grup ideologjik brenda BE mund të mbizotëroj , por shumica e vendeve shohin rrezikun e stabilitetit, nga qasja reale e Borel apo këndvështrimi ideologjik i Kramon, mendon ai.

Lidhur me mundësinë e aksioneve të ngjashme Les shprehet se "Nëse nuk ka gjat raundit të dytë, me gjasë më pas mund të ketë, në përpjekjen për vendosjen e kontrollit në të gjithë territorin, posaçërisht në pjesën ku nuk ka rend e ligj, gjë që ka rrezik për nxitjen e reagimit nga Beogradi dhe bashkësia ndërkombëtare. Kjo nuk do të thotë se ajo nuk mund të shtrijë FSK nëse mendon se ka mbështetje”.

Në deklarata zyrtare se Kurti kishte drejtë për vendosjen e rendit në atë pjesë, Les thotë se “ata zyrtarë bëjnë pjesë në taborin idealist”, që u përmend më lartë.

"Nëse besoni se veriu është pjesë e shtetit të pavarur dhe mohoni dimensionin etnik të operacionit, atëherë e shihni se bëhet fjalë për vendosjen e rendit e ligjit, si kudo nëpër Evropë. Por nuk ndajnë të gjithë këtë analizë, posaçërisht qeveritë kombëtare, që e shohin aksionin  Prishtinës si rrezik të reagimit të Serbisë dhe duan të evitojnë konfliktin lokal që mos të rritet në të përgjithshëm, prandaj pritet presion ndaj Prishtinës për ndalimin e tyre", përfundoi Les.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat