Zaharova: Provokimi i qëllimshëm i Prishtinës nuk ka pasoja juridike

Lajme

Zaharova: Provokimi i qëllimshëm i Prishtinës nuk ka pasoja juridike

Nga: F.B Më: 23 tetor 2021 Në ora: 20:44
Maria Zaharova

Dëbimi i dy diplomatëve rus nga shteti i panjohur i Kosovës, nuk do të ketë pasoja për statusin e tyre juridik ka nënvizuar zëdhënësja e ministrisë së jashtme ruse Maria Zaharova thuhet në kumtesën e ministrisë së jashtme ruse, shkruan “TAS” e “Kosovo-online” transmeton “Bota Sot”.

"Nisemi nga fakti se ky hap i administratës së Prishtinës nuk do të ketë asnjë pasojë për statusin e diplomatëve të përmendur rus” transmeton TAS.

Sipas Zaharovës diplomatët e dëbuar nuk kanë asnjë lidhje me asnjë organ të shtetit të vetëshpallur sepse nuk janë në harmoni me rezolutën 1244 të KS të OKB, që është bazë e normalizimit të situatës në Kosovë, ata janë të akredituar në misionin e UNMIK-ut.

Zaharova ka vlerësuar se diplomatët rus sipas publikimit të pushtetit në Kosovë se janë të padëshiruar është provokim i qëllimshëm kundër-rus.

Bëhet fjalë për dy persona që punojnë në njësinë e Prishtinës të ambasadës ruse në Serbi, ndërsa si argument Prishtina e ka marr “rrezikun për siguri kombëtare” dhe “rregullimin kushtetues” që sipas Zaharova “në krahinë edhe nuk ekziston”.

Presidentja Vjosa Osmani ka deklaruar dje se dy zyrtarë nga zyra ndërlidhëse e Federatës Ruse janë shpall persona të padëshiruar për shkak aktiviteteve të tyre të dëmshme “ që rrezikojnë sigurinë kombëtare dhe rregullimin kushtetues në Kosovë ".

Pas kësaj, ka reaguar ambasada ruse në Serbi me kumtesë, kur thotë se Rusia “nuk njeh Kosovën as qeverinë e saj”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat