Edhe autolarjet i shtrenjtojnë çmimet

Lajme

Edhe autolarjet i shtrenjtojnë çmimet

Më: 23 tetor 2021 Në ora: 10:11
Ilustrim

Përveç ngritjes së çmimeve të artikujve bazë nëpër dyqanet kosovare, edhe disa prej aktiviteteteve tjera shërbyese kanë përcjellur këtë trend të rritjes.

Mësohet se gati të gjitha autolarjet në Prishtinë kanë rritur çmimet e tyre për larjen e automjeteve.

Kështu, nga 3 euro sa ka qenë më herët larja e një veture, tani është bërë fiks 4 euro.

Ndryshe, edhe vitin e kaluar çmimet e autolarjeve kishin pësuar ngritje, nga 2 euro sa kishte qenë më 2019 në 3 euro. Autolarësit vjet e kishin arsyetuar ngritjen e çmimit me shpenzimet që ata kanë gjatë sezonës së dimrit, ku sipas tyre uji i nxehtë përdoret më shumë për larje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat