Basha e Gërvalla diskutojnë për pasivizimin e adresave dhe diskriminimin ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës

Lajme

Basha e Gërvalla diskutojnë për pasivizimin e adresave dhe diskriminimin ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës

Më: 18 tetor 2021 Në ora: 21:32
Foto ilustrim

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, priti sot ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Kosovës, Donika Gërvalla.

Basha dhe Gërvalla ndanë mendime të njëjta mbi rëndësinë që ka dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, domosdoshmërinë e mos cenimit të integritetit territorial dhe shtetëror të Kosovës, unitetin politik me të cilin Kosova duhet të përfaqësohet në këtë dialog.

Në takim u tha se mbyllja e dialogut me njohje reciproke është interesi i gjithë rajonit dhe se kontributi i parë që BE mund të jep në dialog është të bindë pesë vendet anëtare ta njohin Kosovën.

Basha theksoi se Shqipëria nuk mund të ketë interes më të lartë se interesat e Kosovës në marrëdhëniet rajonale.

Po ashtu u diskutua mbi Luginën e Preshevës, pasivizimin e adresave dhe diskriminimin që u bëhet shqiptarëve.

Basha përsëriti qëndrimin e tij, se Shqipëria duhet të mbrojë dhe mbështesë fuqimisht interesat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe Serbi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat