Vdes punëtori i Trepçës dhe ish-ushtari i UÇK-së

Lajme

Vdes punëtori i Trepçës dhe ish-ushtari i UÇK-së

Më: 10 tetor 2021 Në ora: 08:47
Ridvan Hyseni

Sot ka ndërruar jetë Ridvan Hyeni, ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe njëherit punëtor në minierën Trepça.

52-vjeçari ka punuar që shumë vite në minierën Trepça në Stan Tërg.

Lajmin për vdekjen e kanë bërë të ditur kolegët e tij, të cilët përmes një postimi kanë shprehur ngushëllime për familjarët dhe të afërmit e Hysenit.

Image

“Ridvani një ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës sot na la, puna dhe angazhimi i tij për shumë vite në ndërmarrje, do të mbetet në memorien tonë si një punëtor shumë i zellshëm, familjar, i mirë, i qetë, fjalë pak”, është shkruar në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat