Kurti pas arritjes së eshtrave të viktimave të Masakrës së Rezallës: Duhet të dëgjohemi më shumë se ata që e mohojnë gjenocidin

Lajme

Kurti pas arritjes së eshtrave të viktimave të Masakrës së Rezallës: Duhet të dëgjohemi më shumë se ata që e mohojnë gjenocidin

Më: 30 shtator 2021 Në ora: 14:43
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mori sot pjesë para arkivoleve të viktimave të masakrës së Rezallës, të zhvarrosura nga varreza masive në Kizhevak të Serbisë, që u kthyen sot në Kosovë.

Kryeministri i vendit Albin Kurti tha se janë bërë 8215 ditë nga mungesa e përgjigjes për familjarët rreth vendndodhjes së më të dashurve të tyre.

Kurti tha se dita e sotme është e rëndë, pasi fëmijët janë rritur duke pritur përgjigje për më të dashurit e tyre.

“Nuk ka fjalë që mund të plotësoj boshllëkun e mungesës për të dashurit tuaj”, tha mes tjerash kryeministri.

Kryeministri Kurti tha se duhet të dëgjohemi më shumë se ata që e mohojnë gjenocidin, duke theksuar se masakra e Rezallës është dëshmi e gjenocidit.

“Kjo këtu është e vërteta që mbulohet. Tërë këto vite ishit ju familjarë që thyhet heshtjen dhe mizoritë që ndodhën”, u shpreh ai.

Për këtë arsye, Kurti tha se të zhdukurit janë cështja e parë që diskutohen në dialogun me Serbinë.

Kurti theksoi se përgjegjësit e krimeve të luftës vazhdojnë të cilësohen si heronj në Serbi dhe promovojnë politika shoviniste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat