Amerikanët po patrullojnë afër kalimit kufitar në Jarinje

Lajme

Amerikanët po patrullojnë afër kalimit kufitar në Jarinje

Nga: F. B Më: 29 shtator 2021 Në ora: 16:59
Pamje nga veriu

Në kalimin administrativ në Jarinje sapo ka përfunduar takimi i kreut të Listës Serbe Rakiç me përfaqësuesit tjerë dhe grupit të serbëve që po qëndrojnë në barrikada, njofton “Kurir”, transmeton “Bota Sot”.

Rakiç serbëve të tubuar iu kumtoi njoftimin se në Bruksel po mbahet takimi i shefave të delegacioneve për modalitetet e zgjidhjes së krizës së krijuar në veri para 10 ditëve.

Kreu i LS Rakiç nga serbët që po qëndrojnë në barrikada kërkoi të jenë të qetë edhe përgjegjës dhe mos të bien pre e provokimeve.

Dita në këtë vendkalim ka qenë e qetë, ndërsa rrugën e bllokuar drejt rrugës për Leposaviq e kanë vëzhguar edhe inspektuar edhe KFOR-i ku ndodheshin 10-12 ushtar amerikan edhe polak.

Gjatë këtij patrullimi ushtarët amerikan kanë biseduar edhe me serbët e tubuar dhe iu kanë sqaruar pse kanë dal të bllokojnë rrugën dhe mospajtimin e tyre me vendimin për ndërrimin e tabelave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat