Ky është kërcënimi i ri i Vulinit

Lajme

Ky është kërcënimi i ri i Vulinit

Më: 29 shtator 2021 Në ora: 16:12
Vulin

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Aleksandar Vulin është marrë sërish me kërcënime në formën e tij pas tensioneve në veri të Kosovës.

Ai sot madje ua ka bërë një vizitë forcave të policisë serbe duke thënë se “”çdo anëtar i Ministrisë së Brendshme është i gatshëm të mbrojë serbët kudo që ata jetojnë, veçanërisht në provincën jugore serbe”, duke iu referuar Kosovës.

Në Zonën e Sigurisë Tokësore, situata është e qetë dhe plotësisht nën kontroll. Në çdo pjesë të territorit tonë, rendi dhe ligji respektohen dhe ruhet prona dhe siguria personale e çdo qytetari të vendit tonë,”  tha ai.

Vulin theksoi edhe një herë se anëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme, të cilët janë në Zonën e Sigurisë Tokësore, si dhe pjesëtarët e Ushtrisë Serbe, janë të gatshëm të zbatojnë çdo urdhër të Presidentit të Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Dhuna në zonën e Kosovës dhe Metohisë nuk është një opsion dhe dhuna kundër serbëve në zonën e provincës jugore serbe nuk mund të kryhet pa një përgjigje të përshtatshme nga shteti ynë”, kërcënoi Vulin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat