Lajçak pas Prishtinës vazhdon vizitat në Shkup dhe Beograd

Lajme

Lajçak pas Prishtinës vazhdon vizitat në Shkup dhe Beograd

Nga: F. B Më: 18 shtator 2021 Në ora: 12:12
Lajçak

I dërguari special për dialogun Lajçka në fund të vizitës treditore në Kosovë, ka takuar përsëri kryeministrin Kurti me të cilin ka biseduar rreth takimit të mundshëm të nivelit të lartë në Bruksel, shkruan “Alo”, transmeton “Bota Sot”.

Ndërkohë Kurti ka deklaruar për media se nuk do të ketë takim para 6 tetorit në Samitin e BE dhe Ballkanit që do të mbahet në Slloveni. Lajçak  ka deklaruar se nuk mund të jap detaje rreth bisedës së zhvilluar, pasi për këto duhet të bisedojë në Beograd.

Takimi i Lajçak me Kurtin dhe Bislimin ishte takimi i fundit i të dërguarit special për dialogun Lajçak i zhvilluar në Kosovë, para udhëtimit në Shkup e më pas edhe në Beograd.

Në pyetjen për takimin e dytë me kryeministrin Kurti, Lajçak tha se ashtu ishin pajtuar me Kurtin, që para udhëtimit për Beograd të kenë edhe një takim.

Dje pasdite Lajçak ka pasur takim edhe me presidenten Osmani e cila ia ka shpreh qëndrimin e Prishtinës “ se janë të vendosur për dialogun, që duhet të përfundojë me njohjen e ndërsjellë”.

Lajçak ka udhëtuar për Shkup ku qëndron sot edhe nesër, ndërsa t hënën do të qëndrojë në Beograd.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat