“Edi Rama e do Kosovën të zhbërë nga shtetësia”/Vetëm kështu mund të thyhet bllokada ruso-serbe kundër Kosovës

Lajme

“Edi Rama e do Kosovën të zhbërë nga shtetësia”/Vetëm kështu mund të thyhet bllokada ruso-serbe kundër Kosovës

Nga: M.L. Më: 10 shtator 2021 Në ora: 18:07
Edi Rama

Më katër shtator ka përfunduar moratoriumi që doli nga marrëveshja e Uashingtonit, ku parashihej që Kosova të mos lobonte për pranimin e shtetësisë së saj në organizatat ndërkombëtare dhe shtetet që nuk e kanë njohur ende.

Pas kësaj, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq ka deklaruar se do ta pengojë në çdo mënyrë anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL dhe UNNESCO.

Por, kjo si duket nuk i bën përshtypje kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, i cili vazhdon ta konsiderojë Vuçiq-in si njeriun më të afërt për bashkëpunim rajonal. Madje, Rama kritikon në vazhdimësi Kosovën se pse nuk po i bashkohet projektit për “Ballkanin e hapur".

Lidhur me këtë, për gazetën “Bota sot” ka folur profesori universitar, Enver Bytyçi sipas të cilit moratoriumi në fjalë u parashikua në marrëveshje në kuadër të pikës dhjetë të saj, ku thuhej që Serbia të angazhohej që brenda një viti të njihte shtetin e Kosovës. Por, ai thotë se kjo pikë u refuzua nga presidenti serb dhe ky refuzim u pranua nga ish kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.

Prej datës së 4 shtatorit ka përfunduar moratoriumi për të mos lobuar për pranimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare ose për njohje të reja. Në fakt në rrafshin e lobimit për njohjet, njohja e Kosovës nga ana e Izraelit ishte një hap shumë I madh për të përgatit Kosovën në hapat e tjerë që do të hedhë pas katër shtatorit. Por deri tani së paku publikisht palët I kanë qëndruar besnik zotimit që ato morën në Shtëpinë e Bardhë para presidentit amerikan, Donald Trump. A ishte ky moratorium një dëm apo sukses për Kosovën? Unë mendoj se moratoriumi u parashikua në marrëveshje në kuadër të pikës dhjetë të asaj marrëveshjeje, në të cilën thuhej që Serbia të angazhohej që brenda një viti të njihte shtetin e Kosovës. Dhe natyrshëm që brenda këtij viti Kosova nuk kishte pse të bënte përpjekje për t'u anëtarësuar në organizatat ndërkombëtare. Në momentin që pika dhjetë u rrëzua dhe refuza nga Aleksandër Vuçiç në Shtëpinë e Bardhë, Avdullah Hoti I pranishëm aty, së paku do të duhej të kërkonte që kjo pikë të hiqej nga marrëveshja në fjalë. Sepse moratoriumi kishte logjikë në rastin kur Serbia do të angazhohej për njohjen e shtetit të Kosovës. Por zoti Hoti nuk e bëri këtë. Ka natyrën të jetë vasal dhe jo lider! Lider lind, nuk bëhesh!”, shprehet ai.

Kështu sipas Bytyçit, një vit pas marrëveshjes së Uashingtonit, Serbia me mbështetjen e Rusisë dëshiron ta bllokojë Kosovën, por që ky bllokim do të thyhet nga shkathtësia diplomatike e Kosovës.

"Tani Kosovës i lind e drejta që të kërkojë anëtarësime dhe njohje të reja. Presidenti i Serbisë ka kërcënuar se nuk do të lejojë anëtarësimit, do të bllokojë njohjet dhe do të punojë për ç'njohjet. Në fakt ç'njohjet janë koncept dhe praktikë unike në rastin konkret. Sepse në marrëdhëniet ndërkombëtare njohjet depoozitohen në OKB dhe nuk ka më ç'njohje. Por Serbia luan me propagandë dhe subversione e provakacione të natyrave të ndryshme. Ndërsa bllokimin e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare ajo mund ta bëjë, nëse gjen mbështetje. Dhe mbështetja që I jep Rusia nuk është e vogël. Pra bllokimi de facto nuk vjen prej Serbisë, por vjen prej Rusisë.

“A do t'ia arrijë. Unë mendoj se shkathtësia diplomatike e Kosovës do ta thyejë bllokadën ruso-serbe në shtimin e njohjeve dhe pranimin në organizata ndërkombëtare. Para disa ditësh shkrova dhe rekomandova që Kosova të punojë në disa drejtime e me disa shtete, gjë për të cilën duhet të kërkojë edhe mbështetjen e SHBA-ve, Gjermanisë, Britanisë së Madhe dhe shteteve të tjera, kam parasysh Turqinë. Përmenda rastin e Indisë, të cilën mund ta joshim ta njohë Kosovën, sepse asaj nuk i krijohen precedentë dhe se politika e saj po afrohet me atë të SHBA-ve, Japonisë dhe Australisë, këto vende mike të Uashingtonit. Më erdhi shumë mirë që ky mesazh kishte shkuar te presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Sot lexova një intervistë të saj për një gazetë indiane, në të cilën argumentonte dhe i bënte thirrje Indisë që ta njohë shtetinh e Kosovës”, shprehet Bytyçi.

Prandaj, ai thekson se nuk është pesimist për përpjekjet e Kosovës për njohje të reja, madje edhe për pranim në organizata ndërkombëtare, si Interpol, UNESCO, Këshillin e Evropës, OSBE etj.

Në rastin e pranimit në organizatat ndërkombëtare Kosova duhet të llogarisë vetëm votën e Shqipërisë. Mund të llogaritë angazhimin personal të disa diplomatëve shqiptarë atdhetarë që e duan Kosovën e Shqipërinë. Por nuk duhet të llogarisë angazhimin e kryeministrit dhe të qeverisë shqiptare. Nuk ka asnjë shans që Edi Rama të prishet me mikun e tij Aleksandër Vuçiç për hatër të Kosovës dhe pranimit të saj nga shtetet e tjera ose në organizatat ndërkombëtare. Nuk e ka bërë këtë asnjëherë në këto tetë vite dhe nuk do ta bëjë edhe sikur tetëdhjetë vite të tjera të jetë në pushtet”, nënvizon Bytyçi.

Sipas tij, Edi Rama e do Kosovën të zhbërë nga shtetësia, do që ta ndajë atë me Serbinë dhe të bëhet sundimtar i saj i përjetshëm.

"Ai mendon, beson dhe punon vetëm për interesat e tij personale, për lavdinë e humbur të tij, por jo edhe për interesat e Kosovës. Kush mendon ndryshe, ju siguroj se gabohet rëndë dhe do të zhgënjehet shumë shpejt. Asnjë ditë Edi Rama nuk ka punuar për kompaktësinë dhe suksesin e Kosovës. Përkundrazi për përçarjen e saj po. Sepse suksesi i Kosovës e nxjerr zbuluar në dështimet e veta në Shqipëri. Një Kosovë demokratike ia zbulon politikat e dhunshme e arrogante atij. Një Kosovë e suksesshme në ekonomi i demaskon politikat e tij ekonomike në Shqipëri. Ai e do suksesin, në ballafaqim me dështimin e tjerëve të ngjashëm me të. Kosova është një ndër tipiket", përfundoi Bytyçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat