Ademi i VV-së: Se çfarë rëndësie kishte Mitrovica për qeverisjen e PDK-së e dëshmon rruga Mitrovicë – Prishtinë

Lajme

Ademi i VV-së: Se çfarë rëndësie kishte Mitrovica për qeverisjen e PDK-së e dëshmon rruga Mitrovicë – Prishtinë

Më: 8 shtator 2021 Në ora: 16:56
Fidan Ademi dhe Bedri Hamza

Drejtori i Drejtorisë së Inspeksionit në komunën e Mitrovicës dhe kandidati i VV-së për asambleist në Kuvendin Komunal të Mitrovicës në zgjedhjet e 17 tetorit, Fidan Ademi, ka akuzuar PDK-në se la autostradën Prishtinë-Mitrovicë pa përfunduar, ani pse kjo parti ishte shumicën e kohës ose në udhëheqje të Qeverisë ose në bashkëqeverisje qendrore.

Ademi thotë se kjo rrugë do të përfundohet nga Qeveria Kurti në vitin e ardhshëm.

Ndryshe, punimet në rrugën Prishtinë-Mitrovicë kishin filluar në vitin 2009 dhe ato akoma janë në gjysmë, përderisa gjatë kësaj kohe kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Bedri Hamza, dy herë ishte ministër i Ministrisë së Financave dhe një mandat Guvernator i BQK-së.

Postimi i Fidan Ademit:

Çfarë rëndësie kishte Mitrovica për qeverisjen e PDK’së e dëshmon rruga Mitrovicë – Prishtinë! Ajo rrugë kurrë nuk përfundoj, sigurisht do kryhet nga qeveria Kurti brenda vitit të ardhshëm.

Lëvizja VETËVENDOSJE! do fitoj pa ballotazh Mitrovicën. Albin Kurti e Agim Bahtiri pa asnjë diskutim do mposhtin PDK’ën, ish ministrat e Hashim Thacit e Kadri Veselit: Memli Krasniqin e Bedri Hamzen.

Mitrovica ka vendos mos të kthehet para vitit 2013!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat