Sheshel e quan të vdekur politikisht Gjukanoviçin, ndërsa për Çanakun thotë se paguhet nga shqiptarët, kroatët e myslimanët

Lajme

Sheshel e quan të vdekur politikisht Gjukanoviçin, ndërsa për Çanakun thotë se paguhet nga shqiptarët, kroatët e myslimanët

Nga: N.Sh Më: 4 shtator 2021 Në ora: 14:26
Sheshel

Marrja e funksionit nga mitropoliti malazez-bregdetar Joanikije ka nxitur tensione në Malin e Zi, pasi të gjitha subjektet politike opozitare atje të udhëhequra nga DPS e Milo Gjukanoviçit dhe Lidhjes Patriotike Komite kanë kërkuar që ky akt mos të zhvillohet në manastirin në Cetinje, por të zhvendoset nga aty , shkruan “Alo” transmeton “Bota Sot”.

"Në mëngjes morra informatën nga kreu i pushtetit atje, se  Zdravko Krivokapiç dhe Milo Gjukanoviç janë pajtuar që përfaqësuesi zyrtar të i afrohet mitropolitit Joanakije dhe patriarkut  Porfirije dhe të ju thotë se të gjitha rrugët drejtë Cetinjës janë të bllokuara dhe është e pamundur të arrihet atje, ky është plani i tyre i ferrit” ka thënë lideri radikal Sheshel.

Historiani Aleksandar Rakoviç ka deklaruar se gjatë ditës do të vendosen barrikada në rrugët që shpijnë në Cetinje, çfarë pritni të ndodhë, a do të ketë Gjukanoviç forcë të organizojë barrikada të tilla, është pyetur Sheshel, ku ai tha se po nëse ka mbështetje nga Policia.

“Nuk di mbase mundet nëse e përkrah policia por, policia është e obliguar të heq barrikadat nga rrugët dhe të sigurojë lëvizje të lirë e jo të iu bashkohet atyre idiotëve, që vetën e quajnë komit. Është e mundshme çdo gjë, por do dëshiroja të kalojë pa konflikt e gjakderdhje”, ka thënë Sheshel.

Në pyetjen nëse atje mund të shkohet me helikopterë, nëse është e nevojshme, Sheshel tha se “Jo, nuk besoj, nuk ka Mali i Zi aq helikopterë dhe nuk do të fluturojnë me gjasë peshkopët me helikopterë të NATO-së”.

Në insistimin të komentojë praninë e Çanak dhe nëse ai do të jetë në barrikada, ndërkohë që ka një xhirim që DPS jep 100 euro për shkuarje në Cetinje? Sheshel e quajti atë njeri të poshtër, tradhtar dhe tradhtari e ka vendin në çerdhen tradhtare. Ja edhe Çanak do të marr 100 eurot, ka thënë ai duke u mahit.

“Çanak ka marr miliona nga shqiptarët, myslimanët boshnjak dhe kroatët si dhe nga Milo Gjukanoviç, ai shkon atje për të kryer funksionin e tij tradhtar”, u shpreh Çanak.

Ndërsa në pyetjen nëse numri i vogël i komitëve të tubuar do thotë edhe fundi i Milo Gjukanoviçit? Sheshel si zakonisht përdor fyerje edhe nënçmim tha “ Ai ka përjetuar fundin politik me kohë, vetëm ende nuk i kanë treguar për atë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat