Mediet serbe komentojnë deklaratën e Papës, ku përmendi Kosovën lidhur me Kataloninë

Lajme

Mediet serbe komentojnë deklaratën e Papës, ku përmendi Kosovën lidhur me Kataloninë

Nga: F.B Më: 3 shtator 2021 Në ora: 16:14
Papa

Në intervistën për radion spanjolle "Koup", Papa Franjo duke folur rreth situatës në Kataloni pas referendumit ka përmendur Kosovën dhe procesin e saj të pavarësisë, ndërkohë që mediet serbe përfshirë “B92” thonë se krahasoi Kosovën me Kataloninë, gjë që nuk shihet nga fjalët e tij, transmeton “Bota Sot”.

"Në histori ka pasur shumë raste të pavarësisë. Ka vende në Evropë që sot janë në proces të pavarësisë, shikoni Kosovën dhe gjithë atë zonë që për rindërtohet”, ka thënë Papa.

Papa Franjo, në vazhdim ka shtuar se “ato janë ngjarje historike që karakterizohen me shumë të veçanta”.

Pas kësaj ai u përqendrua në rastin specifik në Spanjë, duke thënë se vetë spanjollët “duhet të gjykojnë” dhe gjëja më e rëndësishme “në këtë moment është që secilin vend që ka probleme të këtilla t’i pyesni nëse ata janë pajtuar me historinë e vet”.

"Nuk e di nëse Spanja në tërësi është pajtuar me historinë e vetë, posaçërisht atë të shekullit të kaluar”, ka thënë Papa, duke shtuar nëse nuk është pajtuar duhet ta bëjë hapin e pajtimit me historinë e vet, që nuk do të thotë heqje dorë nga qëndrimet por hyrje në dialogun e pajtimit.

Ai ka kërkuar “largim nga ideologjia” që sipas tij pengon procesin e pajtimit, aq më parë që “ideologjitë shkatërrojnë”.

Papa ka ftuar edhe në konceptin e “unitetit kombëtar” që e ka përshkruar si “shprehje mahnitëse”, por tërhoqi vërejtjen se “kjo nuk do vlerësohet pa pajtimit bazë të popullit".

"Secila qeveri, pa marrë parasysh parashenjën e vet, duhet të marrë përgjegjësinë për pajtim“, përfundoi Papa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat