Forumi i Bledit: Evropa nuk ka të ardhme pa përfshirjen e Ballkanit perëndimor

Lajme

Forumi i Bledit: Evropa nuk ka të ardhme pa përfshirjen e Ballkanit perëndimor

Nga: F.B Më: 2 shtator 2021 Në ora: 09:30
Forumi i Bledit

Pjesëmarrësit në panelin për zgjerimin e BE-së në Forumin e Bledit janë pajtuar se është vështirë të flitet për ardhmërinë e Evropës pa vendet e Ballkanit në kuadër të unionit, gjë që është interes strategjik i dy palëve.

Komisari për zgjerim Varhejl theksoi se nuk bëhet fjalë vetëm për zgjerim gjeografik të BE-së por çështjen e sigurimit të integrimit politik, ekonomik dhe sigurues, shkruan “RTS”, transmeton “Bota Sot”.

“BE nuk guxon të gabojë në këtë rast”, tha Varhejl, duke shtuar se vendet e Ballkanit duhet të besojnë dhe vlen të kalohen proceset e nevojshme për anëtarësim.

Presidenti slloven Pahor ftoi BE-në në proces të përshpejtuar të integrimit të Ballkanit, ndërsa kryeministri Jansha potencoi çështjen e zgjerimit si çështje të ardhmërisë së Evropës.

“Themeluesit e BE nuk kanë folur për Evropën lindore edhe perëndimore por Evropën e lirë, vizioni i tyre përmbushet vetëm me zgjerimin e BE në Ballkanin perëndimor”, tha Jansha, duke shtuar se kjo është çështje strategjike dhe Sllovenia gjatë kryesimit të KE-së do mbajë samit mes BE-së edhe Ballkanit në tetor.

Kryeministri i Shqipërisë Rama nënvizoi se procesi i zgjerimit duhet përshpejtuar dhe më e pakta që mund të bëhet është fillimi i bisedimeve me Tiranën edhe Shkupin.

“Shqipëria e Maqedonia e Veriut nuk kërkojnë leje të jenë evropianë, ne jemi, por duhet ditur se nuk ka ardhmëri të Evropës pa Ballkanin“, tha Rama.

Kryeministri Polak Moravjecki mbështeti zgjerimin e BE-së në Ballkan duke e vlerësuar interes strategjik të unionit.

“I domosdoshëm pranimi i familjes me Ballkanin, mos të flasim për kushërinjtë e largët Turqinë, Rusinë e Kinën që po zgjerojnë interesat e tyre në regjion”, tha Moravjecki.

Kryeministri maqedonas Zaev u ndërlidh në fjalët e kolegut polak, duke thënë se familja BE ku synon Ballkani të bashkohet ende nuk tregohet e gatshme të pranojë vendet e Ballkanit.

Përfaqësuesi ndërkombëtar në BE Shmit u pajtua me Ramën duke e vlerësuar si mos sukses mos fillimin e bisedimeve me Shkupin edhe Tiranën, duke shtuar se njerëzit në regjion po humbin besimin në BE.

Kreu i kryesisë së BeH Komshiq, tha se në BeH askush nuk do jetë më pak boshnjak serb a kroat nëse i kthehemi vlerave evropiane.

“Neve nga Ballkani na tregon se ndoshta alarmi u ndez në Evropë se nuk duhet lënë anash e të pritet çka do ndodhë”, tha ai.

Ndërsa anëtari boshnjak i kryesisë Xhaferoviq tha se qytetarët e BeH me shumicë duan anëtarësimin në BE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat