Pozhari fotografohet para grafiteve që u shkruan kundër tij, ka një mesazh për autorët

Lajme

Pozhari fotografohet para grafiteve që u shkruan kundër tij, ka një mesazh për autorët

Nga: M.L. Më: 31 gusht 2021 Në ora: 21:02
Xhevdet Pozhari

Ditë më parë në Prishtinë u shkruan grafite kundër analistit Xhevdet Pozhari, pas një deklarate të tij  lidhur me vrasjen e 18 vjeçares, Marigona Osmani nga njeriu me të cilin bashkëjetonte.

Sot, Pozhari ka bërë një fotografi pran këtyre grafiteve ndërsa ka shkruar edhe një mesazh për autorët e tyre.

Ai ka thënë se autorët do të duhej të kishin guximin që në grafite t`i shkruanin emrat e hajnave që ia vjedhin ardhmërinë rinisë.

Postimi i plotë:

Sikur të kishit pas guximin që në grafite të shkruanit emrat e hajnave që ua vjedhin të ardhmen rinisë, mua nuk më kish ra rendi hiq me shkru. Po, çtë bësh kur ju paguheni nga vetë po këta hajna? Dhe, për fatin tuaj të keq, ka shumë që mendojnë si unë - se hajnat e kanë vendin në burg.

Ka shumë që mendojnë se i degraduat vlerat që i kishim si shoqëri dhe e mbivendoset materializimin si njësi dominante matëse.

Por, ka shumë pak, për të mos thënë aspak, që mendimin e shprehin me qëllimin me të mirë, lirshëm nga thellësia e zemrës, e jo duke e peshuar me thellësinë e xhepit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat