Driton Tali i reagon ashpër Ali Ahmetit, pasi tha se duhet pajtim mes kombit shqiptar dhe atij serb

Lajme

Driton Tali i reagon ashpër Ali Ahmetit, pasi tha se duhet pajtim mes kombit shqiptar dhe atij serb

Nga: M.L. Më: 30 gusht 2021 Në ora: 17:20
Driton Tali

Driton Tali, këshilltar i kryetarit të Kuvendit Glauk Konjufca, ka reaguar ndaj kryetarit të BDI-së, Ali Hameti, pasi ky i fundit ka deklaruar qëndrimin e tij pro nismës për “Ballkanin i Hapur”.

Ahmeti ka deklaruar se ky proces nuk duhet të përkeqësojë marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës dhe për më tepër sipas tij, duhet një pajtim mes kombit shqiptar dhe atij serb.

“Anëtarësimi në BE është shumë i rëndësishëm. Me Serbinë nuk them se është e lehtë sepse Kosova akoma numëron njerëzit e zhdukur. Nuk është e lehtë për Kosovën. Nuk mendoj që edhe Shqipëria nuk mendon se Kosova nuk ka plagë të rënda. Sepse edhe vetë Shqipëria ka humbur djem të saj. Na duhet një pajtim mes kombit shqiptar dhe atij serb. Ose të vendosemi për hakmarrje. Kemi dy rrugë. Të tretë nuk ka. Do përsërisim historinë”, u shpreh ai.

Për këtë arsye, Driton Tali e ka quajtur kosmopolitan provincial Ahmetin, duke thënë se ai nuk e njeh Kosovën dhe qytetet e saj.

“Ça thua more ti?! Eurekaaaa! Aniiii "ja pajtim ja hakmarrje", a?! Ndryshe s'bon a! Shih, shih! Huuuu, kur po ja fusin do "kosmopolitanë provincialë" (të asaj ane t'gardhit) prej kornerit, të cilët nuk e dinë ka i bie Vushtrria se për Vitinë e Shtimen ..., mos i vet hiç, sepse veç e mundon vetën edhe ata, amo kur po flet shoqi tij kështu ..., s'po di ça me thonë, veç ishalla hajër!”, u shpreh Tali në një postim në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat