Petkoviq e quan të turpshëm aktgjykimin për Todosijeviqin

Lajme

Petkoviq e quan të turpshëm aktgjykimin për Todosijeviqin

Më: 25 gusht 2021 Në ora: 15:24
Petar Petkoviq

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën, Petar Petkoviq, ka kundërshtuar vendimin për Ivan Todosijeviq.

Gjykata e Apelit në Kosovë, ka dënuar anëtarin e Listës Serbe, Ivan Todosijeviq me dy vjet burgim për deklaratat për Reçakun.

Lidhur me këtë, është deklaruar edhe drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën, Petar Petkoviq, shkruan RTS.

Ai ka thënë se aktgjykimi i Gjykatës së Apelit në Kosovë për Ivan Todosijeviq është i turpshëm.

Petkoviq e quan këtë vendim si të papranueshëm dhe shtoi se ishte një instrument i politikanëve të Kosovës për t’u marrë me popullin serb në Kosovë.

“Dënohet të shkojë në burg për dy vjet, vetëm sepse e tha të vërtetën është absolutisht e papranueshme, u shpreh ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat