Sheshel kërcënon hapur: Ushtria e lavdishme serbe duhet një ditë të kthehet në Kosovë

Lajme

Sheshel kërcënon hapur: Ushtria e lavdishme serbe duhet një ditë të kthehet në Kosovë

Nga: F. B Më: 21 gusht 2021 Në ora: 10:39
Sheshel

Kreu i radikalëve serb, Sheshel ka deklaruar sot se situata në Afganistan tregon se okupatori gjithmonë një ditë duhet të shkojë edhe largohet, duke kërcënuar hapur me kthimin siç thotë ai të ushtrisë së lavdishme serbe në Kosovë.

Sheshel parashikon se një situatë e ngjashme një ditë do të ndodhë edhe në krahinën jugore serbe në Kosovë, shkruan “Novosti”, transmeton “Bota Sot”.

“Ushtria e lavdishme serbe një ditë duhet të kthehet në Kosovë, sepse atje është betimi ynë shekullor”, ka thënë Sheshel në programin e mëngjesit në Hepy TV.

Ai shtoi se në luftën çlirimtare përherë duhet me kanë i duruar edhe i përkushtuar.

Sheshel ka thënë se qysh tash mund të paramendoj se si rreth ambasadës amerikane në Prishtinë do të tubohen shqiptarët terrorist që kanë kryer krime.

Një deklaratë të ngjashme ai ka thënë edhe para dy dite, kur kishte kaluar para ambasadës amerikane në Beograd dhe kinse po paramendon grumbullimin e kuislingëve duke shpresuar ikjen bashkë me amerikanët.

Ai thekson se shqiptarët që nuk kanë përlyer duart e veta nuk kanë pse të frikësohen kur të shkojnë amerikanët, por do të dënohen të gjithë ata që kanë kryer krime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat