Komandanti i KFOR-it Federici bisedoi me krye-shefin e shtabit të ushtrisë së Serbisë Mojsiloviç për situatën e sigurisë në Kosovë

Lajme

Komandanti i KFOR-it Federici bisedoi me krye-shefin e shtabit të ushtrisë së Serbisë Mojsiloviç për situatën e sigurisë në Kosovë

Më: 19 gusht 2021 Në ora: 19:00
Foto nga vendi i ngjarjes

“Tanjug” ka njoftuar për takimin e zhvilluar sot pasdite mes komandantit të KFOR-it gjenerali Federici dhe krye-shefit të shtabit të ushtrisë së Serbisë Mojsiloviç lidhur me situatën e sigurisë në Kosovë, në kuadër të kontakteve dhe takimeve të rregullta mes KFOR-it dhe vendeve në regjion, transmeton “Bota Sot”.

Tema bosht e takimit ishte situata e sigurisë në Kosovë posaçërisht pjesa përgjatë vijës administrative në zonën tokësore, ka kumtuar ministria e mbrojtjes, shkruan “Tanjug”.

Gjatë takimit janë diskutuar edhe aktivitetet e përbashkëta mes KFOR-it dhe Ushtrisë së Serbisë me qëllim avancimi të paqes edhe sigurisë në hapësirën e Kosovës.

Sipas kumtesës, Mojsiloviç thuhet të ketë nënvizuar bashkëpunimin dhe interesin e dyanshëm si KFOR-it edhe Ushtrisë së Serbisë për ruajtjen e paqes edhe sigurisë në zonat e përgjegjësisë nga të dy anët e vijës administrative.

Ai potencoi se KFOR-i si faktor kryesor përgjegjës ndërkombëtar për sigurinë e banorëve në gjithë hapësirën e Kosovës, posaçërisht popullatës jo shqiptare në veri, thuhet në kumtesë që transmeton “Tanjug”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat