Vulin i reagon Krivokapiçit: Qeveria e Malit të Zi nuk poshtëroi Serbinë, por vetën me dhurimin e vaksinave për FSK

Lajme

Vulin i reagon Krivokapiçit: Qeveria e Malit të Zi nuk poshtëroi Serbinë, por vetën me dhurimin e vaksinave për FSK

Nga: F. B Më: 18 gusht 2021 Në ora: 17:31
Vulin

 Ministri i brendshëm i Serbisë, Vulin i është përgjigjur kryeministrit malazez në një postim në “Tviter” se”Mali i Zi dëshiron raporte të mira me fqinjët por nuk ka qëllim poshtërimin e askujt”, duke u shpreh “qeveria e atij vendi nuk ka poshtëruar Serbinë – jo se nuk deshi, por nuk ka mundur”, shkruan “RTS”, transmeton “Bota Sot”.

Si dihet Krivokapiç kishte komentuar deklaratën e Vuçiq se Serbia dëshiron raporte të mira me Malin e Zi, por nuk lejon poshtërimin, në çka kryeministri malazez kishte thënë se “Mali i Zi nuk ka qëllim të poshtëroi askënd – më së paku Serbinë, si vendin më të afërt”, duke nënvizuar se dëshiron raportet më të mira.

Në këtë komente  Vulin kishte porosi për kryeministrin malazez Krivokapiç se nuk është duke ruajtur qëndrimet edhe vendimet e mëhershme.

"Kur qeveria aktuale respektoi vendimin e pushtetit të Gjukaoviç për dëbimin e ambasadorit të Serbisë lidhur me të vërtetën rreth betejës së Mojkovcit, Mali i Zi kishte dëshirë të poshtëroi Serbinë, sikurse edhe me rastin e vaksinave që mori nga Serbia që i dhuroi për pjesëtarët e FSK-së që nuk pranohet nga Serbia dhe që sipas rezolutës 1244 nuk do duhet të ekzistonin, përsëri ishte dëshira për poshtërim”, ka shkruar Vulin

Më pas ai vazhdoi se “dëshirë tjetër poshtërimi ishte votimi në Kuvendin e Malit të Zi të rezolutës që ka qëllim Serbinë dhe serbët të i shpall[ përgjegjës për gjenocidin që nuk ekziston, këtu prapë është dëshira për poshtërim sikur edhe ikja nga rregullimi i pozitës së Kishës Ortodokse Serbe. Vërtetë Qeveria e Malit të Zi nuk poshtëroi Serbinë, jo s enuk deshi, por se nuk mundi. Në vend të poshtëroi Serbinë, qeveria malazeze poshtëroi vetën e vetë”, tha Vulin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat