Kryetari i komunës së Bujanovcit: Nuk ka integrim të shqiptarëve në institucione, kërkojmë punësim

Lajme

Kryetari i komunës së Bujanovcit: Nuk ka integrim të shqiptarëve në institucione, kërkojmë punësim

Nga: F.B Më: 13 gusht 2021 Në ora: 18:53
Enver Ramadani

Kryetari i Kuvendit Komunal të Bujanovcit Enver Ramadani, deklaroi se gjatë dy dekadave të fundit, prej që flitet për integrimin e shqiptarëve në sistemin e institucioneve shtetërore “nuk kanë lëviz nga fillimi”, prandaj ka kërkuar të dhëna zyrtare nga pushteti qendror për strukturën etnike të punësuarve në nivelin lokal, transmeton “Bota Sot”.

Ramadani tha për Radio Evropa e Lirë (RSE) se ka kërkuar të dhëna zyrtare për numrin e të punësuarve serb edhe shqiptar, duke u bazuar në ligjin për qasje publike në informata me rëndësi “ për të dëshmuar diskriminimin që po ndodhë”.

“Ne nuk kemi të dhëna zyrtare edhe të vërteta, ndonëse ato janë kyçe për të mësuar dhe vlerësuar suksesin apo mossuksesin e integrimit të shqiptarëve në institucione shtetërore në 20 vitet e shkuara”, tha Ramadani, duke shtuar se “shumë i vogël është numri i shqiptarëve që u punësua në organet edhe institucionet shtetërore”.

Kreu i Bujanovcit shtoi se përfaqësuesit e shqiptarëve kërkojnë që në të gjitha institucionet e qarkut të fqinjit, shqiptarët të përfaqësohen me 30 për qind në përqindjen sa jetojnë në atë qark”.

Si shembull, Ramadani përmendi Qendrën medicinale në Vranje, kur shërohen 40 për qind pakicës shqiptare, ndërkohë që në atë “qendër shëndetësore nuk ka asnjë të punësuar shqiptar, qoftë mjek apo pastrues”.

Ramadani theksoi se qëllimi i përfaqësuesve shqiptar është që të shihet nëse gjendja mund të përmirësohet në të mirë, sepse sipas Kushtetutës së Serbisë “shqiptarët kanë të drejtë të kenë përfaqësim në institucionet shtetërore në përputhje me numrin e banorëve shqiptarë në atë pjesë.

“Ky është shkaku që kemi kërkuar informatë nga të gjitha institucionet shtetërore në Bujanovc, duke nisur nga Gjykata Themelore, prokuroria, Banja e Bujanovcit, Shtëpia e shëndetit, Kryqi i Kuq, stacioni veterinar, kadastri etj. për numrin e të punësuarve”, tha Ramadani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat