Të hollat e gjetura qyetari i dorëzon në polici

Lajme

Të hollat e gjetura qyetari i dorëzon në polici

Më: 13 gusht 2021 Në ora: 13:07
Foto ilustrim

Një qytetar nga Prizreni, Vullnet Nurkollari,  ka gjetur një  shumë të caktuar të  hollave , në Rrugën  “Xhevat Berisha” ne Prizren . 

Ai , menjëherë e ka njoftuar policinë dhe të hollat  e gjetura i ka dorëzuar në stacionin policor të Prizrenit.

Kjo shumë e të hollave, deri më tani nuk dihet se kujt i takojnë ( i kanë humbur) .

Lusim , pronarin e  vërtetë të këtyre të hollave, të paraqitet në stacionin policor në Prizren, dhe të vërtetohet pronësia për t’ia dorëzuar ato .

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, e ka falënderuar qytetarin Vullnet Nurkollarin, për gjestin human dhe shembullorë me rastin e dorëzimit të  hollave të gjetura , në stacionin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat