“Le Monde” shkruan për  Vuçiqin, Gjukanoviçin dhe lidhjet e tyre me krimin

Lajme

“Le Monde” shkruan për  Vuçiqin, Gjukanoviçin dhe lidhjet e tyre me krimin

Nga: F. B Më: 2 gusht 2021 Në ora: 12:36
Gjukanoviq dhe Vuçiq

 Gazeta e njohur franceze “Le Monde” ka botuar njw tekst me titull “Krimi i organizuar në zemër të sistemit shtetëror”, ku flitet rreth asaj, si grupet kriminale serbe e malazeze kanë marr pjesë në tregtinë drogës me prejardhje nga Amerika Jugore që u sigurua tek e gjithë Evropa, çdo gjë është në ndërlidhje me pushtetin zyrtar, shkruan “Nova.rs” transmeton “Bota sot”.

Në tekst ndër tjera potencohet brutaliteti në konfliktet e ndërsjella, që kanë nisur në vitin 2014 dhe janë intensifikuar në vitin 2016, pas vrasjes së Aleksandar Stankoviç (me nofkën Sale Mutavi), siç thuhet në “Le Monde”.

Gazeta franceze shkruan për rolin e veçantë që kanë në të gjithë këtë situatë vëllezërit  e presidentit serb dhe ai malazez, Andreja Vuçiq në Beograd dhe Aca Gjukanoviç në Podgoricë.

Në këtë tekst gazeta ka cituar edhe një diplomat evropian që thotë se “në emër të geo-politikës i kanë mbyllur sytë para aktiviteteve të inkriminuara të Serbisë dhe Malit të Zi”.

Thuhet se pushteti serb dhe ai malazez kanë favorizuar “klanin e kafes”, anëtarët e të cilit “kanë mbajtur lidhje të afërta me huliganët që ishin të lidhur me Vuçiqin”.

“Le Monde” thekson se edhe grupi i “jeniçerëve” më vonë është riemërtuar në “parime”, që vazhdimisht është forcuar që nga ardhja e Vuçiqit në pushtet, sikur që ata ishin të angazhuar edhe në ceremoninë e inaugurimit të Vuçiqit, ndërsa djali i presidentit Danillo vazhdimisht është vërejtur në shoqëri me këta huligan

Ky tekst i botuar në disa faqen sqaron se lidhja me këto grupe huligane është mbajtur nga Dijana Hrkaloviç, që siç shkruan „Le Monde“, Vuçiq e vendosi në vendin e sekretares së MPB-së në Serbi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat