“Ja deri ku arrin ç’njerëzia e narkoshtetit të Edvinit ndaj shqiptarëve të Kosovës!”

Lajme

“Ja deri ku arrin ç’njerëzia e narkoshtetit të Edvinit ndaj shqiptarëve të Kosovës!”

Nga: A.M Më: 31 korrik 2021 Në ora: 20:20
Edi Rama

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka publikuar në rrjetin e tij social Facebook një rast se si një shqiptari të Kosovës i cili jeton në Shqipëri nuk ia bëjnë hemodializën.

Madje, ai detyrohet që të udhëtojë tre herë në javë për të bërë dializën në spitalin e Prishtinë.

Berisha u shpreh se me këtë rast mund të shihet ç’njerëzia e shtetit të udhëhequr nga Edi Rama ndaj shqiptarëve të Kosovës.

“Ja gjerë ku arrin ç’njerëzia e narkoshtetit të Edvinit ndaj shqiptarëve të Kosovës!  Qytetarit nga Kosova që paguan prej 29 vitesh taksat në Shqipëri i refuzojnë shërbimin e hemodializës!!

Miq, në një akt urrejtje në kufijtë e shtazores qytetarit nga Kosova që ndodhet në Shqipëri që nga viti 1992 nuk i bëjnë hemodializën në Shqipëri!!”, denonci Berisha në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Ja gjer ku arrin ç’njerëzia e narkoshtetit të Edvinit ndaj shqiptarëve të Kosovës!

Qytetarit nga Kosova që paguan prej 29 vitesh taksat në Shqipëri i refuzojnë shërbimin e hemodializës!!

Miq, në një akt urrejtje në kufijtë e shtazores qytetarit nga Kosova që ndodhet në Shqipëri që nga viti 1992 nuk i bëjnë hemodializën në Shqipëri!!

Ndërkohë dhjetra qytetarë nga Tropoja bëjnë hemodializën në Gjakovë.

Vite më parë qindra qytetarë tanë bënin hemodializën në tërësi gratis në Strugë dhe në Janinë. Turp dhe faqe e zezë!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

Zoti Berisha përshëndetje! Jam një qytetar nga Kosova, jetoj në Shqipëri që nga viti 1992, jam me leje qëndrimi konform rregullave të shtetit ku kam pronë dhe biznes dhe paguaj taksa, une jam me sëmundjen e dializës dhe shteti shqiptar ma mohon ta kryej hemodializën në spitalin e Durrësit, jam i detyruar të udhëtojë 3 herë në javë në spitalin e Prishtinës! Në spitalin e Gjakovës gjithë zona e Tropojës e kryejn hemodializën dhe të gjitha shërbimet pa asnjë lloj problemi! Ju lutem publikojeni këtë vetëm anonim të lutem!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat