Presidentja Osmani në nivelin më të lartë të kënaqshmërisë nga qytetarët

Lajme

Presidentja Osmani në nivelin më të lartë të kënaqshmërisë nga qytetarët

Nga: M.L. Më: 28 korrik 2021 Në ora: 14:23
Presidentja Vjosa Osmani

Këshilltari për media në Presidencën e Kosovës, Bekim Kupina ka publikuar një raport të UNDP-së për Pulsin Publik, ku thuhet se Presidentja Vjosa Osmani gëzon nivelin më të lartë të kënaqshmërisë nga qytetarët e Kosovës.

Sipas tij, Presidentja Osmani mbetet politikania që i qëndron besnik parimeve dhe premtimeve.

Postimi i plotë:

Presidentja Vjosa Osmani, sipas Pulsit Publik nga UNDP-ja dhe USAID-i, gëzon nivelin më të lartë të kënaqshmërisë nga qytetarët e Republikës së Kosovës, me 63.7%. Këto të dhëna nuk janë të rastësishme. Puna e palodhshme dhe guximi i saj për t’u dalë përballë sfidave të shumta është shpërblyer me besimin qytetar edhe më herët, por edhe tash.

Presidentja Osmani mbetet politikania që i qëndron besnik parimeve dhe premtimeve. Një Presidente e përkushtuar, në shërbim të qytetarëve të saj!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat