Lista Serbe “bëhet avokate” e Vuçiqit: Sulmet ndaj tij po bëhen për shkak qëndrimit të fortë rreth Kosovës

Lajme

Lista Serbe “bëhet avokate” e Vuçiqit: Sulmet ndaj tij po bëhen për shkak qëndrimit të fortë rreth Kosovës

Nga: F.B Më: 24 korrik 2021 Në ora: 17:08
Aleksandër Vuçiq

Populli serb nga Kosova i jep mbështetje të fortë Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq në luftën kundër krimit të organizuar dhe secilit krim tjetër, thuhet në kumtesën e Listës Serbe, duke shtuar se që nga 2012 Serbia është mbajtur peng e hajnave edhe manjatëve, shkruan “Kurir” transmeton “Bota Sot”.

"Për serbët e Kosovës, forcimi i Serbisë është garanci e mbijetesës në këto hapësira, në të cilat duke ruajtur gjirin e vendlindjes ruajmë rrënjët e secilit serb dhe secilës serbe, kudo që jetojnë. Duke iu falënderuar luftës së Vuçiq, kjo rrënjë secilën ditë po fuqizohet e forcohet” kumtoi LS.

Ata vlerësojnë se sulmet simulantë ndaj Serbisë dhe Vuçiqit nga jashtë e brenda janë pasojë e mbrojtjes dhe qëndrimit të fuqishëm ndaj Kosovës dhe ardhmërisë së popullit serb.

"Elementet e bashkuara kundër-serbe përpiqen që me çdo çmim të largojnë Serbinë nga rruga në të cilën ndodhet, që pë popullin tonë do të thotë jetë më e mirë, ekonomike dhe ushtarake, por edhe të pozicionuara mirë në hartën diplomatike si shtet që ka respekt edhe imazh si në lindje edhe në perëndim” thuhet në kumtesën e Listës Serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat