Me tre centimetra trashësi asfalltohet rruga në Lipjan

Lajme

Me tre centimetra trashësi asfalltohet rruga në Lipjan

Më: 19 korrik 2021 Në ora: 13:27
Foto nga vendi i ngjarjes

Asfallti i sapo shtruar në një pjesë të komunës së Lipjanit, sipas matjeve të banorëve, del të jetë jo më i trashë se tre centimetra.

Dega e PDK-së në Lipjan, përmes një postimi në Facebook, ka hedhur akuza mbi qeverisjen aktuale të udhëhequr nga Imri Ahmeti i LDK-së.

“Prokuroria duhet të ndërhyjë urgjent për të parandaluar humbjet dhe vjedhjen e buxhetit publik”, thanë ata.

Media është duke kontaktuar edhe me komunën e Lipjanit që të marrë një qëndrim nga ana e tyre lidhur me këtë akuzë të opozitës së atjeshme për cilësinë e asfalltit.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat