Vuçiq nesër në Bruksel së pari takim me përfaqësuesit e BE-së, pastaj me Kurtin

Lajme

Vuçiq nesër në Bruksel së pari takim me përfaqësuesit e BE-së, pastaj me Kurtin

Nga: F.B Më: 18 korrik 2021 Në ora: 11:56
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq do të qëndrojë nesër në Bruksel, ku fillimisht do të ketë takim me përfaqësuesin e lartë të BE-së Joseph Borell dhe të dërguarin special për dialogun Miroslav Lajçak në takim dypalësh, pastaj do të ketë takim trepalësh me ata dhe kryeministrin Albin Kurti, transmeton “Bota Sot”.

Ditë më parë ai lidhur me dialogun ka theksuar se shkon me shpresë se në takim do të diskutohen çështje konkrete në të mirë të qytetarëve në Kosovë.

Ndërkohë që zëdhënësi i BE-së Peter Stano, në paralajmërimin e takimit ka thënë se palët do të diskutojnë për të arriturat e deritashme në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, por edhe për hapat e mëtutjeshëm në procesin e dialogut që është me rëndësi jo vetëm për regjionin, por edhe për vetë BE-në dhe rrugën e integrimit evropian si të Kosovës, po ashtu edhe të Serbisë.

Në agjendën e publikuar nga Stano, thuhet se delegacionet e Prishtinës dhe të Beogradit, fillimisht do të kenë takime të veçanta me ndërmjetësuesit evropian Borell dhe Lajçak, ndërsa më pas takim trepalësh mes delegacioneve dhe përfaqësuesve evropianë.

Takimet dypalëshe pritet të nisin në ora 14.00, ndërsa pastaj takimi trepalësh pritet të zgjasë deri në ora 18.00, por kohëzgjatja dhe temat varen nga delegacionet, ka thënë më herët Stano.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat