Aktori i njohur i del krah Kurtit për pjesëmarrjen në Kanë

Lajme

Aktori i njohur i del krah Kurtit për pjesëmarrjen në Kanë

Më: 17 korrik 2021 Në ora: 21:08
Fatmir Spahiu

Aktori i njohur, Fatmir Spahiu-Bufi, konsideron se paraqitja e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në festivalin e Kanës bashkë me familjen e tij, i bën nder Kosovës dhe është marketing gjigand për të.

Spahiu në profilin e tij në Facebook ka shkruar se paraqitja e Kurtit me bashkeshorten dhe vajzën e tregon orientimin tonë perendimor dhe përmireson imazhin e rrënuar të vendit.

Postimi i plotë:

Ne nje neje te nje ambasade ne Kosove me rastin e dites nacionale te saj u pata taku me Kadri Veselin i cili ishte i pranishem ne at neje si i vetmi lider qe kishte bashkeshorten me veti. Ky gjest sado simbolik eshte i rendesishem dhe tregues per orientim civilizues te individit. Bile i pata thane qe me pelqen si politikan per dy arsyje, e para perdorimi i shkonjes Y ne vend te U dhe qe ne neja te tilla dhe raste tjera gjithmone je me bashkeshorte dhe kjo e dyta eshte shume e vertet.

Obama, Clinton, Biden, Regan, Bush, cdo fjalim te tyre ne raste festive dhe te tjera e nisin duke i vu theks bashkeshorteve te tyre.

Albin Kurti sot eshte ne Cannes ne festivalin me te madh te filmit ne bote, ku kesaj radhe autoret, producentet, zyrtaret jane pjesemarres si konkurent per Palmen e arte, cmim ky me prestigjiozi ne bote.

Shfaqja e Kryeministrit tone atje i bene vetem ndere vendit tone, eshte markting gjigant dhe jo i shtrejt per vendin tone. Paraqitja e ti me bashkeshorten dhe vajzen e tregon orientimin tone perendimor dhe permireson imazhin e rrenuar te vendit, here me vend e here si pasoje e propagandes.

Ajo cka ne nga industria e kinematografise mund te bejme eshte kerkesa per rritje te buxhetit per film, ligji per lehtesira financiare, drejtesi per drejtat e autorit dhe producenteve, etj.

Sulmet qe i behen tash kryeministrit jane banale ashtu siq kane qene ne te kaluaren banale sulmet qe ju jane bere zyrtarve per pjesemarrje ne paraqitjen e artiseve tane Bienalen e Venedikut dhe ngjarje tjera kulturore e te rendesishme ne bote.

Vakcina, ekonomia, arsimi, shendetesia jane ato ku duhet ti gjuajme me lloq te gjitha ata qe nuk e sjellin progresin e nevojshem!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat