Ish-gazetari mbytet në plazhin e Durrësit

Lajme

Ish-gazetari mbytet në plazhin e Durrësit

Më: 15 korrik 2021 Në ora: 17:20
Ilustrim

Një pushues nga Kosova është mbytur duke u larë në det. Ngjarja e rëndë ka ndodhur këtë të martë te “Shkëmbi i Kavajës”.

Viktima është 80-vjeçari Sylë Osmanaj, ish-gazetar në gazetën Rilindja.

Familjarët kanë njoftuar se ai ka humbur jetën tragjikisht më 13 korrik në plazhin e Durrësit.

“Ju njoftojmë se tragjikisht ka humbur jetën më datën 13.07.2021 (duke u mbytur ne ujë në plazhin e Durrësit) gazetari, publicisti dhe shkrimtari i devotshëm i ‘Rilindjes’, Sylë Osmanaj”, kanë bërë të ditur për “Zërin” familjarët e të ndjerit.

Edhe policia në Shqipëri kishte njoftuar për vdekjen e pushuesit nga Kosova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat