Zeçeviç insiston për Asociacionin, thotë se pa të serbët nuk mund të jetojnë në Kosovë

Lajme

Zeçeviç insiston për Asociacionin, thotë se pa të serbët nuk mund të jetojnë në Kosovë

Nga: F.B Më: 14 korrik 2021 Në ora: 08:50
Ilustrim

Slobodan Zeçeviç nga Instituti për studime evropiane, ka thënë se asociacioni i komunave është prioritet në bisedimet e ardhshme, sepse pa ato institucione paralele, populli serb nuk mund të jetojë në Kosovë.

Këtë e tha për “RTS”, duke përmendur incidentet edhe sulmet ndaj serbëve si ato në vitet 90-të, transmeton “Bota Sot”.

"Qëllimi i nacionalizmit shqiptar është që me sulme, presione, maltretim dhe frikësim të serbëve të pastrojnë atë pjesë dhe të bëhet shqiptare etnikisht e pastër”, tha Zeçeviç.

Ai përmend rastin e Dragica Gashiç që erdhi të shoh banesën e saj dhe nuk mund të jetojë pasi është e padëshirueshme bile edhe në shitoret ushqimore.

"Mendoj se asociacioni është prioritet absolut në bisedimet e ardhshme sepse pa ato institucione paralel serbët nuk mund të jetojnë në Kosovë” tha ai. Më duket se serbët e shqiptarët do jetojnë njëri afër tjetrit, ata me institucione të veta e shqiptarët me zë veta dhe kjo është bashkëjetesa e vetme, që zgjat me dekada”, tha Zeçeviç.

Për jetën e serbëve në Kosovë, Zeçeviç tha se nuk ka perspektivë të madhe, nuk ka as për serbët as për shqiptarët.

“Ulja e numrit të nxënësve për 30 për qind në shkollat shqipe e serbe dhe largimi i banorëve shqiptar e bënë Kosovën pa perspektivë tërhoqi vërejtjen ai.. Përralla politike se do vendoset regjimi në Kosovë dhe do garantojë jetë të përbashkët të serbëve e shqiptarëve është gjithnjë e më pak reale. Realiteti politik është se duhet bërë lëvizje në fushën energjetike, në zbardhjen e fatit të personave të pagjetur dhe asociacionit dhe mbrojtje institucionale të banorëve serb në Kosovë”, vazhdoi tutje.

Lidhur me gjykimet në Gjykatën për krime në Hagë dhe dënimet, vendimet thonë se ka pasur gjenocid në Srebrenicë dhe ata mbajnë atë qëndrim.

"Ajo që është shqetësuese nga luftërat në ish-Jugosllavi është Gjykata për krime lufte për çka ekspertët duhet të bisedojnë për vendimet, kemi shikuar spastrime etnike në Kroaci të 250 mijë personave dhe vrasjen e mbi 2 mijë njerëzve në aksionin stuhia”, tha Zeçeviç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat