Sa ka kushtuar projekti ‘Bashkimi i Qytetit’ në Ferizaj?

Lajme

Sa ka kushtuar projekti ‘Bashkimi i Qytetit’ në Ferizaj?

Më: 9 korrik 2021 Në ora: 09:42
‘Bashkimi i Qytetit’

Dje është përuruar projekti ‘Bashkimi i Qytetit’ në Ferizaj. Atje shihet se në këtë projekt është punuar shumë dhe infrastruktura që është ndërtuar është mjaft e bukur.

Që nga shtatori i vitit 2018, në Ferizaj kanë filluar punimet për nënkalimin që lidh qytetin e Ferizajt. Ky projekt që nga fillimi është quajtur ‘Bashkimi i Qytetit’.

Ky nënkalim është i gjatë 700 metra dhe i gjithë është nën hekurudhë.

Ndryshe ky projekt njihet si projekti më i madh në 20 vitet e fundit në Ferizaj.

Vlera e projektit ka qenë mbi 4 milionë euro, derisa ndërtimi i ti ishte kundërshtuar ashpër nga opozita. Projekti është mbështetur edhe nga Ministria e Infrastrukturës atë kohë.

Ndërkaq dje në Ferizaj ky projekt ka përfunduar në tërësi dhe pamjet që vijnë nga atje janë vërtetë mahnitëse.

Gjatë përurimit të ‘Bashkimit të Qytetit’, ka folur edhe kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, i cili ka thënë se me këtë projekt kjo komuna i tha përherë lamtumirë pasigurisë nga hekurudha.

“Me nënkalimet në Varosh-Nikadin, tek Plus Marketi dhe nënkalimin në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” që sot përuruam, i thamë përherë lamtumirë pasigurisë nga hekurudha, duke i dhënë mundësi ekonomisë në këtë zonë, lëvizshmërisë së lirë të qytetarëve të çdo moshe e patjetër një identiteti që krijon kjo vepër madhështore në zemrën e Ferizajt”, ka thënë Aliu.

Tutje ai ka thënë se ‘Bashkimi i Qytetit’ është vepër që do t’i lihet trashëgimi brezave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat