Zhgënjehet Arianit Koci, tregon dëmin më të madh që na ka bërë kryekrimineli i Ballkanit, Millosheviq

Lajme

Zhgënjehet Arianit Koci, tregon dëmin më të madh që na ka bërë kryekrimineli i Ballkanit, Millosheviq

Nga: N.Sh. Më: 5 korrik 2021 Në ora: 09:42
Arianit Koci

Avokati Arianit Koci, është zhgënjyer nga një shitëse në një market në Prishtinë.

Koci përmes një postimi në facebook, ka treguar një për një ngjarje që i ndodhi disa ditë më parë, kur në një market kërkoi një kifle me spanaq, kurse shitësja po e sygjeron që ta blej me nutella.

Derisa Koci i tregon se kifla me spanaq i pëlqen më shumë, dhe dëshiron të bëhet si Popaji karakteri i filmave vizatimor që hanë shumë spanaq dhe bëhet i fortë.

E këtë Koci ia ka treguar shitëses e cila nuk e ka njohur, madje sipas avokatit ajo me një lloj krenarie i ka thënë se nuk po i intereson se kush është ai.

E Koci pas debatit që kishte me shitëse, është i zhgënjyer, ku shton se, kjo është mungesë serioze e një kulture të përgjithshme.

“Mos me e ditë një prej karaktereve të vizatuara më të njohura së bashku me Miki Mausin, Simpsonin, Bugs Bunny dhe Fred Flinston, është mungese serioze e një kulture të përgjithshme”, shkruan ai.

Avokati shton se, izolimi e ka shkatërrua rininë, përserisa dëmin më të madh Millosheviqi e ka bërë në Kosovë, me mbylljen e shkollave.

“E kemi vazhduar traumën intelektuale më mësimdhënës analfabet. Krejt ka shku me t’njofshëm: prej fillorës e deri në fakultet”, shkruan tutje ai.

Postimi i plotë:

1.

Para disa ditësh në market:

Mirëmengjes! A keni kifle ma spanaq? - une.

A fjete avokat? Pse me spanaq? Merre me Nutella. Ma e mirë osht. - po ma kthen shitësja me një buzëqeshje “infektuese” - buzëqeshje që të detyron me qeshë, edhe pse është 7.15 në mëngjes.

Me spanaq më pëlqen, se du m’u bo si Popaji - po ja kthej me humor.

Si kush? - ajo.

Popaji. Nuk po e din kush është a? Popaji, burri i Olives - po vazhdoj me ja spjegu - me fjalë e me gjeste. Po e ngris dorën e po ja tregoj bicepsin.

Ncuk. Nuk e di, as që po më vynë me e ditë - po ma kthen me një lloj krenarie të përzier ne nervozë të lehtë.

Ja nisa me i shku në nerva. Buzëqeshja humbi.

Ama pra me Nutella.

2.

Izolimi e ka shkatërru rininë. Dëmin më të madh, Millosheviqi na ka bërë me mbylljen e shkollave. E kemi vazhduar traumën intelektuale më mësimdhënës analfabet. Krejt ka shku me t’njofshëm: prej fillorës e deri në fakultet.

3.

Popaji nuk mësohet në shkollë, por në tempullin e dijës mësohet se si merret kultura e përgjithshme.

Mos me e ditë një prej karaktereve të vizatuara më të njohura së bashku me Miki Mausin, Simpsonin, Bugs Bunny dhe Fred Flinston, është mungese serioze e një kulture të përgjithshme.

Si duket, kemi pasë fat me Pisa. Jemi edhe më keq.

Çka mendoni me e pas pyet për himnën e Unionit Evropian - pjesën finale të simfonisë së 9-të të Beethoven-it?

P.s.

Po hy në gjykim.

Ndoshta ju bezdisa pak, ama vërtetë u befasova dhe u zhgënjeva shumë.

Thjesht, rrethanat komplekse të pasluftës të kombinuara me izolim të padrejtë, po na kushtojnë shumë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat