Pamje kur gazetari anglez kërkon për trupat e shqiptarëve të vrarë në lumin Drin i Bardhë

Lajme

Pamje kur gazetari anglez kërkon për trupat e shqiptarëve të vrarë në lumin Drin i Bardhë

Më: 2 korrik 2021 Në ora: 08:24
John Sweeney

Forcat serbe gjatë luftës në Kosovë, kishin bërë përpjekje të ndryshme për të fshehur krimin kundër popullatës civile.

Tentim për të fshehur krimin ata kishin bërë edhe në Krushën e Vogël të Rahovecit, kur  trupat e vrarë dhe të masakruar i kishin hedhur në lumin Drin i Bardhë.

Për këtë në qershor të vitit 1999, ashtu sic tregojnë edhe pamjet e asaj kohe, gazetari anglez John Sweeney, që ka raportuar nga Kosova, në atë kohë kishte hyrë në lum për të kërkuar trupat e shqiptarëve të vrarë që ishin hedhur aty.

Pas më shumë se 20 viteve nga kjo ngjarje, Sweeney kishte dëshmuar në rastin gjyqësor kundër Darko Tasiqit i cili është dënuar për krime lufte kundër bashkëfshatarëve të tij në Krushë të Vogël.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat