“Jam në bela, mendova që je dikush nga ata”, 39-vjeçari e fut plumbin në tytë të armës në prani të policit, ja çka i ndodhi pastaj

Lajme

“Jam në bela, mendova që je dikush nga ata”, 39-vjeçari e fut plumbin në tytë të armës në prani të policit, ja çka i ndodhi pastaj

Më: 1 korrik 2021 Në ora: 16:14
Policia

Mesditën e sotme, në rrugën 28 nëntori, afër Termokosit në Prishtinë, një person i dyshuar ka ekspozuar një armë duke e futur fishekun në tytë.

Këtë e kishte bërë në prani të një zyrtari policor i cili ishte jashtë detyre e që ishte ndier i kanosur me këtë veprim.

Burimet brenda policisë kanë thënë se polici i është prezantuar të dyshuarit i cili më pas është tërhequr nga ky veprim duke thënë qe e respekton uniformën por është në bela dhe ka menduar që është dikush nga ata.

I dyshuari me inicialet J.E., 39-vjeç është larguar nga vendi i ngjarjes me veturën “Golf VII”. Pas kësaj njësia policore e ka lokalizuar atë dhe e ka arrestuar për ta dërguar në stacionin policor “Jugu” në Prishtinë.

Gjatë intervistimit i dyshuari e ka pranuar faktin që e ka ekspozuar armën dhe se arma është e lënë në automjetin e lartcekur. Për rastin është informuar njësia e hetimeve dhe forenzika të cilët janë marrë me rastin.

Është bërë konfiskimi i armës TT 7.62 mm së bashku me një karikator dhe 8 fishekë të kalibrit të njëjtë. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i cili ka udhëzuar që rasti të iniciohet “Mbajtja në pronësi, kontroll dhe posedim të pa autorizuar të armës dhe përdorimi i armës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat