“450 familje serbe duan të kthehen në Kosovë”

Lajme

“450 familje serbe duan të kthehen në Kosovë”

Më: 29 qershor 2021 Në ora: 12:04
Gjokica Stanojeviq

Kryetari i Shoqatës së Serbëve të Zhvendosur, Gjokica Stanojeviq, tha se 450 familje serbe po presin të kthehen në Kosovë. Sipas tij, ata kanë bërë kërkesë në OSBE dhe UNIMK.

“Për 20 vjet, serbët të organizuar po i kërkojnë OSBE-së dhe UNMIK-ut kthimin masiv të 450 familjeve në Kosovë”, tha Stanojeviq.

Duke folur për rastin e fundit të serbes Dragica Gashiq, e cila u kthye në Kosovë, tha se ajo jetoi dhe ëndërroi të kthehej në banesën e saj.

“Ajo jetoi dhe ëndërroi të kthehej në banesën e saj. Nga 150 apartamentet që ishin objekt i gjykimit, iu kthye vetëm asaj dhe ajo u kthye atje”, tha Stanojeviq.

Ai tha se 450 familje, të cilat kanë shtëpi dhe apartamente në Gjakovë, kanë shprehur dëshirën të kthehen atje. Por, siç shton ai, nuk ka përgjigje nga organizatat ndërkombëtare për këtë çështje.

“Ata u ofruan të ktheheshin në Gjakovë. Ne kërkuam që të kthehemi në shtëpitë tona, jo nën çadra. Në Gjakovë, çdo serb ka shtëpinë e tij dhe pronën e trashëguar ku mund të kthehet”, tha tutje  Stanojeviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat