“Kurthi për pranimin e Kosovës është fshehur në planin amerikan për Ujmanin”

Lajme

“Kurthi për pranimin e Kosovës është fshehur në planin amerikan për Ujmanin”

Nga: F. B Më: 26 qershor 2021 Në ora: 10:00
Ujmani

Raporti i ekspertëve për njësisë amerikane për energjetikë rreth menaxhimit të ujërave të liqenit të Ujmanit që iu dorëzua Prishtinës dhe Beogradit është korrekt dhe përmban “kurthin”, sepse zgjidhja krahasohet me zgjidhjen që kanë dy vende sovrane Amerika edhe Kanada, gjë që është keq për serbet u shpreh për “Sputnjik” ish-shefi i qendrës koordinuese Nebojsha Çoviç, transmeton “Bota sot”.

“Kam pasur mundësi para 10-15 viteve kur punoj rreth Kosovës, të shoh analizat e ekspertëve tanë që përputhen me ato të ministrisë së energjetikës amerikane, që synon sigurimin e jetës më të mirë në atë hapësirë”, tha ai.

Por në tema të ngjashme që kanë të bëjnë me standardin, nuk mund të iket çështjeve politike. “Kur them këtë mendoj në statusin e Kosovës,  sepse është cinike kur propozohet marrëveshje për Ujmanit si ajo për lumin Kolumbia  që kanë nënshkruar vendet sovrane Amerika e Kanada. Kujdestarët baritor do të thoshin se Amerika e njeh Kosovën, por duhet pasur parasysh se Serbia nuk e njeh” thotë ai.

“Tash flas për kurthet që fshihen mes rreshtave, sepse nëse Serbia ngre zërin kundër raportit del palë jo konstruktive që nuk do zgjidhje. Po ashtu nuk dihet statusi i raporto, ishte plan final apo do të shqyrtohet”, risi është se amerikanët a janë të gatshëm për investime apo partner, gjë duhet të shihet në të ardhmen.

“Si ekspertë ajo duket në rregull dhe këtu duhet pasur kujdes dhe mençuri, nuk do të jetë lehtë sepse ata janë gati çdo gjë ta bartin në politikë, për çka “vuajnë” e ajo është pavarësia e Kosovës me çdo çmim”, tha Çoviç.

Marrëveshja mes Kanadasë dhe ShBA-ve u nënshkrua në vitin 1961, ku në bazë saj janë ndërtuar 4 diga, tri në Kanada dhe një në ShBA, ku SHBA kanë pranuar që Kanadasë i paguhen para edhe përfitime hidro-energjetike.

“Sputnik” shkruan se dy të tretat e Ujmanit janë në komunat Novi Pazar e Tutin, andaj Beogradi angazhohet që kompleksi “Ujmani (Gazivoda)” të jetë në kontrollin  e asociacionit dhe për këtë bazohen në praktikën e BE, që menaxhohet nga komuna e Zubin Potokut ku ndodhen diga, hidro-centrali dhe një pjesë e liqenit.

Gurin themeltar të ndërtimit e pat vendosur në vitin 1972 kryeministri i atëhershëm Xhemal Bijediq, u ndërtua me kredi të Fondit ndërkombëtar monetar që u pagua nga Jugosllavia e më vonë nga Serbia, punimet janë kryer nga “Hidrogradnja“  Beograd.

Diga në Ujman është 107 metra e lartë, e gjerë 460 metra dhe e gjatë 406 metra, që krijon liqenin me 380 milionë kub ujë që mbulon sipërfaqe prej 12 kilometra katror- gjatësi 24 kilometra (nga Ujmani në Ribariq), me gjerësi nga një në disa kilometra.

Nga ky hidro-sistem (Iber – Lepenc) ujitet pjesa qendrore e Kosovës, ftohet termocentrali në Obliq dhe ato pa atë ujë nuk mund të punojnë.

Komuna e Zubin Potokut kryesisht përbëhet nga banorë serb, ka ekzistuar deri në 1965, kur me dekret të Kuvendit të Kosovës u anulua dhe u kthye në bashkësi lokale të Mitrovicës. Pas ndërtimit të digës, banorët u shpërngulen, ndërsa nga serbët e mbetur në vitin 1987 përsëri i bë komunë.

Serbët kanë jetua në dy anët e digës, ndërsa toka e punuar u pagua vetëm 18 dinarë sa një pako cigare “Drave”, asokohe cigarja më e lirë.

Janë zhytur 600 ekonomi familjare, dy kisha, katër varreza dhe nën ujë mendohet se është selia e mbretëreshës Jelena, mbretit Urosh nga koha e Nemanjiqve.

Qeveria e Kosovës e do me çdo çmim pronësinë e Ujmanit, sepse nga atje furnizon shumë komuna me ujë të pijshëm përfshirë Prishtinën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat